E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen procesverbalet në PD: Çiljeta e klipeve të nxehta, votë masive

KOMENTET |

KODI EMBED |

VIDEO TE TJERA |

FORMAT KINEMA

[ kodi embed per kete video ]

Ka perfunduar kete pasdite në PD procesi i hartimit te procesverbaleve të Kuvendit dhe procedurat mbyllese per votimin per anetaret e rinj të Keshillit Kombetar te kesaj partie.

Bie ne sy qe Partia e cila i ka shndërruar këto muaj "brekët e Edi Ramës" (siç eshte shprehur kryetari Berisha) në çështje morali kombëtar - nuk e ka patur aspak problem të votojë me shumicë absolute në Kongres, këngëtaren Çiljeta Xhilaga, te njohur per klipet e saj te nxehta.

Dhe jo vetëm kaq. Këngëtarja e njohur, një nga hitet e së cilës titullohet "Sa e kam b...thën e mirë", (videoklipi mund te shihet në adresen http://www.youtube.com/watch?v=jnh4dbeluhw) është në vendet e para për nga numri i votave të marra, çka do të thotë se ajo (nëse merr firmën e Berishës) do të jetë anëtare e Këshilit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Burime brenda PD-së, bënë me dije sot pasdite për Shekullin, se Xhilaga ka marrë masivisht vota nga 1218 delegatët e Kongresit të kësaj partie.

Ata kanë votuar për një listë me 100 emra, nga të cilët 35 janë të kooptuar dhe të tjerët sipas renditjes fitojnë një vend në Këshillin Kombëtar.

Burimi që dëshironte të mbetej anonim, shtoi se jo vetëm "delegatët e thjeshtë", por edhe "zyrtarë të lartë dhe ministra të PD-së" e kanë renditur Çiljetën në krye në listën e tyre të votimit.

Megjithëse e votuar, sipas rregullores së bredshme të PD-së, Çilit, do t'i duhet të presë edhe firmën e Berishës për të qenë në organin më të lartë të Partisë.

Megjithese, kreu i saj eshte iniciator dhe mbeshtetes i martesave brenda gjinisë, me fushatën e muajve të fundit ndaj "qëndrimit moral të rivalit Rama" - PD i është kthyer retorikes së fortë "në mbrojtje të familjes".

Me këtë qëndrim PD dha përshtypjen se u qëndronte larg sidomos sjelljeve të pahijshme në plazhe dhe shfaqjeve të huaja. Por me sa duket partia me e madhe e shumicës shfaqet paksa kontradiktore në shijet dhe qendrimet e saj mbi këto tema.

********************
GALERI FOTO
Pamje nga klipe te ndryshme dhe performanca te anetares me te votuar te Keshillit te ri Kombetar te Partise Demokratike te Shqiperise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›