Xhuvani: Pragu i Vitit të Ri, frikë në vend të festës
Luiza Xhuvani, deputete e Qarkut Vlore ka folur sot para qytetareve qe e votuan, gjate protestes se PS-se per hapjen e kutive.
Pjese nga fjala e Xhuvanit:
"Sot, na ndajnë vetëm 13 ditë nga viti i ri. Shqiptarët duhët të ishin duke festuar, por festë nuk ka. Gëzimi është zëvendësuar, fatkeqësisht, nga frika. Frika se viti i ri nuk do të sjellë asgjë të re. Frika se në 2010 Shqipëria, nëse vazhdon të drejtohet nga një Kryeministër që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve, do të përballet me të njëjtat probleme, ndoshta edhe më të renda, njësoj si në vitin që lamë pas. Frika se ekonomia do të përkeqësohet edhe më shumë, se numri i bizneseve që falimentojnë do të rritet, se papunësia do të shtohet, çmimet do të shtrenjtohen, varfëria do të thellohet, leku do të zhvlerësohet, fuqia blerëse do të ulët, e bashkë me të do të ulet edhe prodhimi, eksportet, tregtia.
Fatkeqësisht, të gjitha këto mund të ndodhin, pasi Shqipëria sot drejtohet nga një njeri prej të cilit mund të presësh gjithçka. A e dëgjuat si flet nga foltorja e parlamentit? A e keni dëgjuar se çfarë fjalori përdor ky burrë 65 vjeçar, qw ka lënduar pa pikën më të vogël të turpit, gra, nëna, bashkëshorte, fëmijë, motra e vëllezër. Gjuha që ai përdor, fjalët që ai shqipton, shpifjet monstruoze që ky burrë 65 vjeçar sajon, janë të turpshme, për çdo shqiptar. Dhe unë si grua, si nënë, i drejtohem sot Sali Berishës vetëm një fjalë të vetme: Mjaft! Betejën me komunizmin e fituam 19 vjet të shkuara. Mos u sill më ashtu siç silleshe 20 vjet më parë. Mjaft u more me familjet e shqiptarëve, me jetën e kundërshtarëve. Bëhu njëherë të vetme burrë, e shko në gjykatë e prokurori ku të presin mbi 20 akuza civile e penale për të vërtetuar shpifjet e sajesat e tua të ulta".