Vizat Parlamenti Europian voton sot raportin e Fajon
STRAZBURG- Parlamenti Europian voton sot raportin e paraqitur nga europarlamemtarja Tanja Fajon per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Raporti thekson se Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina i kane permbushur tre kriteret kryesore per liberalizimin e vizave dhe se ato do te vazhdojne te monitorohen per pjesen e mbetur te perpjekjeve qe duhet te bejne. Sipas dokumentit Shqiperia ka bere progres ne permbushjen e kushteve kryesore per heqjen e regjimit te vizave por vendi duhet te vazhdoje perpjekjet ne luften ndaj korrupsionit integrimin e te riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.
Nje shumice te konsiderueshme e eurdeputeteve priten te jene ne favor te propozimit te Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Megjithate ne debatin e zhvilluar mbreme ne PE nuk munguan mendimet kunder te eurodeputeteve. Dy deputete nje hollandez dhe nje tjeter belg kane ngritur shqetesimin per nivelin e larte te korrupsionit dhe krimit te organizuar qe sipas tyre ekziston ne te dyja vendet.
Raporti ka marre tashme viston e Komisionit te Ceshtjeve te Brendshme dhe Drejtesise si dhe Komisionit te Jashtem te PE-se.
Pas votimit ne PE Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian duhet te miratoje me dy te tretat e anetareve liberalizimin e regjimit te vizave me Shqiperine. Nese rezoluta e Fajon miratohet edhe nga Ministrat e Brendshem te BE-se ne fillim te nentorit ajo do te hyje ne fuqi pas botimit ne fletoren zyrtare me gjase para Krishtlindjeve 2010.
Raporti dhe rezoluta e Fajon nese miratohen do te hapin driten jeshile per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes ne menyre qe ata te levizin lirisht ne vendet e Bashkimit Europian por jo te qendrojne atje ne menyre te perhershme apo per punesim.
s.g/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera Vizat ja debati ne PE