Reshjet situata ne kaskaden e Drinit brenda parametrave ska shkarkime
Zv/kryeministri dhe ministri i Energjetikes Ilir Meta inspekton HEC-et ne terren
Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes eshte ne ndjekje te vazhdueshme te situates hidrike ne kaskaden e Drinit e cila eshte plotesisht brenda parametrave teknike te percaktuar ne rregulloren e shfrytezimit te kaskades. Sot kuota ne hidrocentralin e Fierzes arriti ne 285.11m nga 296 m qe eshte kuota maksimale e lejuar nderkohe qe prurjet ne liqen jane 800 m3/s dhe nuk ka shkarkime. Ne HEC-in Koman situata paraqitet me prurje prej rreth 1000 m3/s dhe kuota eshte ne nivelin 174.16 m nga niveli i detit nga 175 m qe eshte kuota maksimale e lejuar serish pa shkarkime nga portat. Ne HEC-in Vau i Dejes prurjet jane rreth 1500 m3/s kuota ka arritur ne nivelin 75.76m nga 76 m qe eshte kuota e lejuar dhe po punohet me kapacitet te plote e me shkarkime prej 800 m3/s ne portat e shkarkimit. Zv/Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta inspektoi sot ne mengjes situaten dhe gatishmerine e funksionimit te sistemit ne hidrocentralin e Vaut te Dejes se bashku me drejtuesit e KESH qe kane qene prej dites se djeshme ne ndjekje te saj.
...