Mbyllen zyrtarisht 4 nga 6 reaktorët e Fukushimas

Katër nga gjashtë reaktorët e centralit bërthamor Fukushima Daiichi do të mbyllen zyrtarisht më 20 prill, njoftoi kompania energjetike ''Tokyo Electric Power'' (Tepco).
Vendimi u mor pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar të 11 marsit 2011, që goditi Japoninë dhe që shkaktoi dëme të mëdha në centralin bërthamor Fukushima Daiichi.
Besohet se edhe dy reaktorët e tjerë shumë shpejt do të mbyllen.