E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet Konferenca e Ipeshkve Evropiane ne Tirane

Shqiperia pjese e kishes katolike Evropa e bashkuar me te gjithe besimet fetare

Eumlshte mbyllur diten e djeshme ne Tirane Konferenca e Ipeshkve Evropiane me pjesemarrjen e shume klerikeve te larte. Kjo konference ishte iniciative e Kishes Katolike Evropiane dhe e Imzot Rrok Mirdites qe u beri nje ftese te perzemert te gjithe kardinaleve evropiane. Per tri dite te gjithe kleriket evropiane kane dhene mesazhe te shumta per Shqiperine duke e konsideruar pjese te Evropes por dhe te Kishes Katolike. Sipas Presidentit te CCEE-it z. Erdd qellimi i konferences eshte arritur dhe nepermjet takimeve me te gjithe drejtuesit shqiptare dhe kane arritur te percjellin mesazhin e se popujt jane nje dhe ne i konsiderojme te tille edhe ata qe sjane katolike. Nga ana tjeter Imzot Rrok Mirdita i ka falenderuar kardinalet evropiane per pranimin e fteses dhe per mesazhin qe dhane se jane nje me Shqiperine pavaresisht besimit fetar te secilit. Dita e fundit e konferences eshte mbyllur me kremtimin e meshes se perjavshme ne katedralen e Shen Palit ne Tirane ku ka qene e pranishme dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

Mesazhi

Konferenca Ipeshkvore nuk ka qene vetem per te shoqeruar mesazhin per besimin te Jezu Krishti por per marredhenie me njeri-tjetrin te jetojme brenda nje Evrope te bashkuar dhe te respektojme besimin e tjera. Gjithashtu z. Erdd ka theksuar se duhet te respektojme vecanerisht myslimanet dhe se e konsiderojme Turqine pjese te se njejtes Evrope. Marredheniet jane pjese kryesore e jetes sone dhe ne duhet te kuptojme dhe te tjeret edhe nese jane hebrenj myslimane apo te ndonje besimi tjeter - tha z. Erdd. Shqiperia eshte pjese e Evropes se bashkuar eshte pjese e Kishes Katolike eshte nje me Papen edhe ata qe nuk jane katolike jane nje me ne - ka permendur Presidenti i CCEE-it z. Erdd. Imzot Rrok Mirdita e ka quajtur nje vleresim te madh qe i ka bere Evropa katolike Shqiperise nepermjet kesaj konference. Kjo do te thote se dhe ne jemi pjese e katolikeve evropiane dhe se ata na konsiderojne te tille - ka theksuar Imzot Rrok Mirdita.

Takimet

Pjese e takimeve kane qene dhe drejtuesit me te larte te shteti shqiptar si Kryeministri Presidenti Kryetarja e Parlamentit por dhe organizata te tjera te rendesishme. Ne te gjitha takimet eshte theksuar mbeshtetja qe behet nga shteti per te gjithe besimet fetare por dhe per mbeshtetjen qe vjen nga katoliket evropiane. Kryeministri Berisha e ka quajtur arritjen e dyte me te madhe pas ardhjes se Papa Gjon Palit te Dyte dhe se Shqiperia eshte shembulli i harmonise fetare per te gjitha vendet evropiane.

Nga ana tjeter Presidenti i Shqiperise z. Bamir Topi e ka vleresuar kete konference per vete mesazhet qe jep per nje Evrope te perbashket dhe marredhenie te zgjeruara me te gjitha besimet fetare. Po keshtu pjese e takimeve ka qene dhe Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli qe i perseriti kardinalit te Italise edhe njehere ftesen per nje vizite te Shkelqesise se Tij Papa Benedikti XVI ne Shqiperi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›