E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas SHBA-se BE-se BB-se edhe Kuvajti financim per projektet e Tiranes

Projektet per Tiranen qe kane gjetur financim Vendet qe mbeshtesin Bashen ne Bashkine e Tiranes

Zgjerohet harta e bashkepunetoreve dhe financuesve te projekteve te Bashkise se Tiranes. Pas mbeshtetjes te garantuar nga partnere si Bashkimi Evropian Banka Boterore ambasada amerikane OSBE kryebashkiaku Lulzim Basha ka siguruar dje nje tjeter aleat te projekteve per Tiranen shtetin e Kuvajtit. Ne nje takim te zhvilluar ne bashki mes kryetarin te bashkise Basha dhe ambasadorit te Kuvajtit ne Tirane Najeeb Abdyl Rrahman Al-Bader ky i fundit ka shprehur vullnetin dhe gatishmerine e qeverise per te mbeshtetur bashkine ne projektet e saj. Ambasadori kuvajtian u informua mbi planet per zgjatimin e bulevardit ndertimin e parkut te ri te madh rehabilitimin e lumit te Tiranes si dhe per instalimin e linjes se tramvajit.

Mbeshtetja

Ndertimi i tramvajit te Tiranes eshte i pari projekt per infrastrukturen i cili pritet te marre jete brenda tre muajsh nis tenderimi. Nder aleatet dhe mbeshtetesit kryesor ne kete projekt eshte Bashkimi Evropian ku vete ambasadori i delegacionit te Bashkimit Evropian ne nje takim me Bashen kane diskutuar per axhenden e perbashket BE Bashki e Tiranes ku ka siguruar kryebashkiak angazhime dhe financime te perbashketa ne ndihme te qytetareve te Tiranes. duke u nisur nga axhenda e perbashket 2020 Basha gjithashtu ka kerkuar BE-se financime per projekte si permiresimi i trafikut transportit publik permiresimit te ujesjelles-kanalizimeve trajtimi i mbetjeve te ngurta dhe ndertimi i parqeve te reja. Keto jane perparesite kryesore te Bashkise. Per kete ne do te kerkojme dhe presim financim nga BE - u shpreh asokohe Basha. Zgjidhja e ceshtjes se hipotekimit te pallateve gjithashtu ka nje financues dhe mbeshtetes Banka Boterore gjate nje takimi me kryebashkiakun Basha ka siguruar ketij te fundit mbeshtetje per specialiste gjithashtu edhe ne fonde. Perfaqesuesja e Bankes Boterore per Shqiperine Ksenja Lvovski Banka Boterore u shpreh e gatshme te kontribuoje dhe te marre pjese ne projekte strategjike te Bashkise si ndertimi i bulevardit te ri te qytetit deri tek lumi i Tiranes. Ndertimi i parkut te ri tek lumi i Tiranes eshte nje prioritet i bashkise qe u perfshi gjate takimit ne projektet ku Banka Boterore do te jape kontributin e saj. Banka Boterore siguroi z. Basha se e sheh me interes ndertimin e linjes se tramvajit ne Tirane dhe eshte gati ta mbeshtese kete projekt. Banka Boterore mbeshteti projektin qe ka z. Basha per hartimin e planit urbanistik per Tiranen. Gjithashtu Banka Boterore shprehu gatishmerine per te ndihmuar Bashkine e Tiranes ne projektin per hipotekimin e apartamenteve qe ende nuk kane certifikate pronesie. Sakaq ndihme per nje sere projektesh te Bashkise se Tiranes do te vije edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ambasadori i ketij vendi ne Tirane z. Aleksander Arvizu ka siguruar Bashen se do te vazhdoje traditen e bashkepunimit te SHBA-se per permiresimin e jetes se qytetareve. Nje tjeter partner i bashkise eshte edhe OSBE ambasadori i ketij institucioni ne Tirane Eugen Uollfarth ka siguruar Bashen se do te vijoje bashkepunimin ne nje sere fushash vecanerisht ne riciklimin e mbetjeve urbane planin urbanistik dhe hapesirat e gjelbra. Rrjeti i bashkepunimit te Bashkise se Tiranes per zhvillimin e projekteve per kryeqytetin ka nje shtrirje te gjere qe nga Evropa Amerika Australia e deri ne Gjirin Persik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›