E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK grisni formularet e censusit

Me nisjen e regjistrimit te popullsise Aleanca Kuq e Zi u ka bere serish thirrje qytetareve te grisin formularin. Sipas AK INSTAT shkeli vendimin e Gjykates Kushtetuese per kombesine dhe deputetet nuk pranuan faktin e mbledhjes se 40 mije firmave nga ana e tyre. Aleanca kuq e Zi ritheksoi dhe nje here se feja dhe kombesia duhet te hiqen nga formulari. Nderkohe diten e djeshme Ministri i Inovacionit Genc Pollo njekohesisht edhe kryetar i komisionit te Censusit beri thirrje qe te lihen pas polemikat dhe te gjithe te bashkepunojne per realizimin me sukses te ketij procesi. 15.000 regjistruesit zyrtare te trajnuar nga Instituti i Statistikave do te nisin sot procesin e regjistrimit proces ky i cili do te zgjase deri me 21 tetor. Sipas INSTAT-it perkatesia etnike dhe ajo e besimit mbetet ne deshiren e deklaruesit ta beje te njohur apo jo pra nuk eshte detyrim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›