E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e Elton Deliut

Gjykata e Tiranës vendos sekuestro preventive për 3 lokale, 3 banesa, dhe një truall me vlerë mbi 5 mln euro, që dyshohet se i përkasin Elton Deliut.
Në verën e vitit 2008 i hodhën lokalin në erë. Në janarin e një viti më vonë e vranë bashkë me të ëmën. Që të dyja ngjarjet janë pa autor. Por edhe pas vdekjes telashet e kanë ndjekur Elton Deliun. Skuadra e zbulimit të pastrimit të parave në policinë e Tiranës dhe Task-Force e prokuorisë, pretendojnë se kanë zbuluar se ku kanë përfunduar paratë e dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës të të ndjerit. Sipas policisë, këto të ardhura janë investuar në 3 lokale në kryeqytet, si edhe në blerjen e një sipërfaqe trualli rreth 10 mijë metra katror. Të njëjtat burime thanë se këto pasuri ishin kaluar në emrin e bashkëshortes së të ndjerit me iniciale A.M.  Gjykata e Tiranës ka caktuar sekuestron preventive për këto prona, ndërsa pritet që një proces gjyqësor të provojë apo rrëzojnë pretendimet e grupit të hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›