E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina përplaset me një pemë, 2 persona plagosën rëndë

KORCE – Dy persona janë plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Korçë-Pogradec. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një automjet është përplasur me një pemë në afërsi të urës së Bulgarecit dhe për pasojë janë plagosur rëndë dy të rinjtë që udhëtonin me të.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por në pamundësi për të nxjerrë nga makina të plagosurit kërkoi ndihmën e forcave zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e të aksidentuarve nga mjeti. Të plagosurit, Dorian Avxhiu dhe Armando Larti 22 dhe 23 vjeç, janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›