E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, Berisha: Asgje e re nga fronti i 1 prillit Rozeta Rapushi



“Asgje e re nga fronti i nje prillit”. Keshtu e komentoi dje kabinetin e ri qeverises i cili do te nise se funksionuari nga shtatori, Kryeministri Sali Berisha. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha nuk mund te anashkalonte kabinetin e ri te prezantuar nga kreu socialist Edi Rama, duke bere keshtu edhe disa komente per ministrat e rinj. Ndersa shtoi se kjo eshte qeveria me e madhe, qe ja kalon vetem Bjellorusia. “Zoti Kosova, sapo u shpall kabineti i ardhshem, ku famozi Ilir Beqja do te ulet ne karrigen tende per te cuar perpara mashtrimet antiglobaliste qe u paraqiti shqiptareve. Natyrisht nuk mund te them se eshte me pak i lumtur zoti Bode qe ne karrigen e tij do te ulet Çimi, se keshtu e therriste deri dje, i cili i hyri ne zemer Rami Alise vetem se i tha te mbjellim patate. Kjo eshte e verteta e Shkelqim Canit dhe e karrieres se tij”, - u shpreh Berisha. Por krahasimet dhe komentet e Kryeministrit per kabinetin e ri nuk mbaruan me kaq. Kreu i qeverise, pati disa komente edhe emra te tjere, te cilet do te zene vendet e ministrave aktuale. “Aldo, Sul Bushati ne timon. Nuk me takon mua te komentoj ne kete mbledhje kabinetin, sepse flet ai vete. Ai eshte kabineti qe flet vete. Majlinda e shoh qe je e kenaqur. “Hermes” te ndjek pas. Ndersa nje pjese te zotit Pollo, “kusherira”. Edhe ajo eshte nje risi e ketij kabineti qe do te vije pas dates 7 shtator. Megjithate keto jane disa nga cudirat, sepse te tjerat do te vleresohen vetvetiu. Asgje te re nga fronti i perendimit - thote Erih Maria Remark. Asgje te re nga fronti i 1 prillit”, - vijoi Berisha. E vetmja gje qe Kryeministri vleresoi per kabinetin e ri, ishte prezenca e me shume grave ne te, sa ka pasur ndonjehere nje qeveri. “Asgje e re, te themi ate qe eshte, pervec faktit qe prania e disa zonjave me shume ne qeveri perben nje hap qartesisht pozitiv. Kjo nuk mund te mohohet. Per te tjerat, shih e shkruaj”, - nenvizoi Berisha. Persa u perket shpenzimeve te qeverise, Berisha tha se qeveria qe do te vije eshte me e madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe se te gjitha vendet e tjera te Bashkimit Evropian dhe per rrjedhoje, eshte nje thes i rende mbi barren e taksapaguesve shqiptare. “Pavaresisht se disa lakej dhe servile duan t’u mbushin mendjen se ministrat socialiste hane me pak dhe se do te kushtoje me pak qeveria. Kjo eshte e kunderta. Jane 21 ministra. E thash qe emerimet jane ne tagrin e Kryeministrit dhe po ashtu edhe ndertimi i ministrive. Problemi eshte se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptare do te rendoje qeveria me e madhe. Aktualisht ia kalon vetem Bjellorusia. Bjellorusia ka nje qeveri me te madhe se qeveria qe u shpall sot nga Kryeministri i ardhshem”, - vijoi Berisha.

KOMENTET

“Zoti Kosova, sapo u shpall kabineti i ardhshem, ku famozi Ilir Beqja do te ulet ne karrigen tende per te cuar perpara mashtrimet antiglobaliste qe u paraqiti shqiptareve. Natyrisht nuk mund te them se eshte me pak i lumtur zoti Bode qe ne karrigen e tij do te ulet Çimi, se keshtu e therriste deri dje, i cili i hyri ne zemer Rami Alise vetem se i tha te mbjellim patate. Kjo eshte e verteta e Shkelqim Canit dhe e karrieres se tij”, - tha dje Berisha per disa nga anetaret e qeverise se re.

“Qeveria Çarcani 2”

“Qeveria e re per oreksin e ministrave te saj, dosjet qe kane ne prokurori per aferat per vjedhje dhe fshehje pasurie, mund te quhet jo qeveria e babezize por qeveria e lukunise. Qeveria e Piktorit eshte qeveria e garancise se trafikanteve ne grupin e PS. Ne krye te Ministrise se Brendshme nje njeri me te atin te arrestuar ne flagrance per trafik ilacesh dhe histori skafesh, etj. Qeveria e aleances se 1 prillit, eshte qeveria e neobllokmeneve, e nepotizmit, e ministrave me diploma false. Ky kabinet qeveritar eshte identik me qeverine Çarcani 2. Perpara drejt te shkuares me Piktorin deshtak”, - shkruan Berisha ne Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›