E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet administrata Berisha Jo me loje me letra

Qeveria i thotë ‘stop’ emërimeve të reja në Administratën Publike. Kryeministri Sali Berisha është treguar kritik ndaj nënpunësve të cilët shndërrojnë zyrat shtetërore si vend për të kaluar kohën e lirë. Berisha në mbledhjen e qeverisë theksoi se përgjegjësia për nënpunësit e papërgjegjshëm bie direkt mbi drejtuesit e tyre. 

"Nga të gjithë ju zotërinj ministra, dhe nga drejtuesit e të gjitha agjencive të heqin nga mendja se mund të shtojnë qoftë dhe një njeri të vetëm në administratë. Cdo përpjekje për të shtuar, për të fryrë organikat dëshmon se po bëhen viktimë e burrokracisë", tha kryeministri Sali Berisha.

Berisha foli edhe për afatet kohore për licensat e dhëna shumë kohë më parë. Ai theksoi se ato kompani, të cilat nuk kanë qenë të afta për të garantuar financimin e projektit të tyre do të humbasin të drejtën e saj në termat e kontratës.

"Kompani të cilat me gjithë zgjatjen e afateve nuk kanë qenë të afta të garantojnë financimin e projekteve të tyre do të detyrohen të zbatojnë kontratën e qeverisë. Pra rrjedhimisht do të humbasin të drejtën e saj. Dua të ketë një mekanizëm të parandalojë rikthimin e tyre në garë për cdo gjë", vijoi ai.

Në nxitje të investitorëve të huaj, Berisha kërkoi të krijohen paketat e zonave dhe resorteve turistike. Këto paketa do t`u ofrohen kompanive turistike më serioze të botës.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›