Greqia ne eurozone Barroso Kriza sfida me e madhe

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, tha se kriza e borxhit paraqet “sfidën më të madhe” në historinë e Bashkimit Evropian. Por para Parlamentit Europian Barrozo u shpreh besimplotë se kriza ishte e mundur të kapërcehej.
“Po përballemi me ndikime negative të një rivlerësimi global mbi rreziqet. Është përgjegjësi e jona të rindërtojmë besimin në euro dhe në gjithë unionin në tërësi”, tha Baroso, ndërsa theksoi nevojën e një unifikimi më të madh për mbijetesë në BE. Përmes një fjalimi emocional Barroso tha se Greqia do të mbetet pjesë e Bashkimit Europian e bëri thirrje për krijimin e eurobonove dhe taksa të reja transaksioni. Fjalimi i tij vjen në kohën kur vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të përballen me trazira ekonomike, ndërkohë që janë rritur shqetësimet edhe për stabilitetin e valutës euro.
Autoritetet e Barrozos kërkojnë të bëjnë ditët e ardhshme një propozim konkret për një detyrë të tillë. Taksat mbi transaksionet financiare përkrahen edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kurse Britania e Madhe është kundër. E ashtuquajtura "six pack" përbëhet nga gjashtë masa që duhen marrë për të penguar krizën e borxheve si ajo e Greqisë.
Kështu për shembull janë parashikuar sanksione të ashpra kundër vendeve që nuk e mbajnë nën kontroll deficitin buxhetor. Një pjesë e propozimeve kritikohet nga të majtët dhe ekologjistët. Për ta paketa e masave përqendrohet shumë tek kursimet dhe nuk merr sa duhet parasysh ndërthurjen e ekonomisë me investimet.
Në fjalën e tij presidenti i Komisionit Europian foli dhe për nevojën e një vullneti politik që do të mundësonte daljen nga kriza. Në tre vitet e fundit ata që paguajnë taksat kanë siguruar ndihma me vlerë 4600 miliardë euro për sektorin financiar. Ka ardhur koha që dhe sektori financiar të japë kontributin e tij për shoqërinë bëri të ditur Barroso ndërsa prezantonte taksën që do të sjellë një kontribut prej rreth 55 miliardë euro në vit.
Delina Bitraku