E Diel, 1 Nëntor 2026

Seul. Tridhen pedofilet ligj ndaj krimeve seksuale

Koreja e Jugut dënon me "tredhje kimike" të gjithë personat e dënuar për pedofili duke u bërë vendi i parë në Azi që kthen në ligj një procedurë të tilla. Kerkesat për një qëndrim më të ashpër ndaj krimeve seksuale kundër fëmijëve u miratuan formalisht në parlament në muajin korrik për të hyrë në fuqi dy muaj më vonë. Tani të gjithë gjyqtarët kanë pushtetin për të urdhëruar abuzuesve seksualë viktimat e të cilëve janë fëmijë nën moshën 16 t'i nënshtrohen procedurave mjekësore për të ashtuquajturën "tredhje kimike". 

Efekti i tyre mund të zgjasë deri në 15 vjet. Ata që e kundërshtuan ligjin përmendën efektet anesore të mjekimeve të tilla si shtim i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare apo e dendësisë kockore. Ligji ka ngjallur debate në Korene e Jugut e polemikat priten të ashpërsohen dhe më pas masave vigjilente për të mbrojtur fëmijët nga krimet seksuale.

Abuzimet ndaj të miturve në Kore janë rritur më shumë se 80 % në vetëm 3 vjet bëjnë të ditur burime nga ministria e Drejtësisë. 2,062 raste janë raportuar në vitin 2007, por në vitin 2010, kanë qenë 3,722 rastet e raportuara. Terrenet sportive në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Seul, janë të pajisur si me një "kambanë emergjence", që është e lidhur me policinë e qytetit. Fëmijët inkurajohen ti bien ziles sa herë ndjehen të kërcënuar apo të sulmuar nga më të rritur.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›