E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet edicioni i IV-t i festivalit "Takimet muzikore të dy botëve"

Gjirokastër, 7 Qershor, NOA Nën tingujt e kitarës së Toni Kitanovskit, trombës, daulles dhe trombonit nga orkestra Chekrezi nga Maqedonia dhe muzikës tradicionale shqiptare nga grupi polifonik i Himarës, festivali ndërkombëtar Takimi muzikor i dy botëve mbylli edicionin e katërt të tij, organizuar si çdo vit tjetër nga shoqata franko-shqiptare "Argjiro".

Publiku i pranishëm në mjediset e kalasë së Gjirokastrës pati mundësinë të shijojë këngët polifonike të krahinës së Himarës.

Ndërsa artisti me famë botërore, Toni Kitanovski, ka mrekulluar me tingujt jazz dhe blues të shkrira në shprehinë rome të tre instrumentistëve romë të ardhur nga Maqedonia.

Për gati një orë, kanë udhëtuar me tingujt muzikorë nga pjesë klasike franceze, në ritmet afrikane, në atdheun e jazz-it Neu Orleans, e kanë çuar publikun në dasmat tetovare, në martesat tradicionale turke e në energjinë dhe pasionit e popullit rom, me pjesë si "Tetovski" apo "Tobo" "Blue Jeans Blues Richard", "Chochec" etj.

Ndërsa nata e dytë e Festivalit rezervoi performancën e djemve të rinj të grupit polifonik "Bilbilenjtë e Progonatit", nga Tepelena, të cilët përcollën para publikut një pjesë të folklorit të pasur të iso-polifonisë nga treva e Labërisë. Në këtë prezantim bënin pjesë disa këngë të vjetra epike dhe lirike nga krahina e Kurveleshit.

Në vazhdim të programit, publiku dhe ekspertët e muzikologjisë patën rastin të ndiqnin një koncert të Kuintetit Kamertal të Fizarmonikave të ardhur nga Kroacia.

Ky formacion i njohur muzikor, është themeluar dhe drejtohet nga pedagogu i Akademisë së Arteve nga Kroacia, muzikanti shqiptar nga Kosova, Bashkim Shehu.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›