E Diel, 1 Nëntor 2026

Skulptori Shefki Hadëri prezanton punimet me "Arti i Dekorimit"



Skulptori Shefki Hadëri përmes 42 punimeve në terrakotë dhe shamotë me motivet e etnosit shqiptar prezanton në galerinë "Zenit" një stil tjetër të dekorimit të parqeve me skulptura urbane. Galeristi dhe studiuesi i arteve Krenar Zeno shprehet se ekspozita"Arti i Dekorimit" synon të krijojë një mënyrë të re të pari dhe të menduari të qytetarëve në raport me mjedisin e jashtëm ku jetohet.
Mjeshtri Shefki Hadëri pas një përvoje në parqet e qytetit Freiburg të Gjermanisë ku arkitektura e mjedisit dhe arredimi i parqeve me vepra arti njeh një traditë qindra vjeçare sjell këtë përvojë edhe në Shqipëri përmes kësaj ekspozite. Disa vepra janë të kategorisë pikturë-skulpturë ndërsa vihen re ngjyrat natyralistike të kombinuara me elementë dekorativ të tipit pagan si dhe prania e pajisjeve teknike që realizojnë qarkullimin e ujit dhe ndriçimin. Ekspozita do të ftojë publikun dhe veçmas studentët e arteve, arkitekturës dhe mjedisit për t'u njohur me këtë sistem dekorimi deri në datën 18 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›