E Diel, 1 Nëntor 2026

TOB, shfaqet premiera e operas "Ana Bolena"


U shfaq premiera e Operas "Ana Bolena", në Teatrin e Operas dhe Baletit. Vepra me dy akte është krijuar më 1830-ën nga Gaetano Donizetti, me libret të Felice Romanit jep vitet e fundit të jetës së Anna Bolenës, gruas së dytë të mbretit Henrikut të, VIII. Mbreti që është i lodhur nga Ana, kërkon të gjejë një preteks për t'u çliruar prej saj dhe për t'u martuar me Xhovanën.
Ana ka një fund tragjik drejt të cilit e shtyn i shoqi, që e akuzon për tradhëti bashkëshortore, incest dhe magji.
Në këtë vepër interpretojnë solistët e teatrit të operas dhe baletit, nga ku në rolin kryesor, Ana Bolenës e interpreton Marjana Leka, rolin e Enrikos(Henrit të VIII) Armandon Likaj, në rolin e Xhovanës, Vikena Kamenica, etj. Skenografinë e operës e ka realizuar Platon Bardhi. Kostumet vijnë nga Sartoria Arrigo-Milano. Dirigjent i Orkestrës është Marco Berdondini dhe Dirigjent kori Dritan Lumshi.
Në vitin 1957 me rolin kryesor të veprës atë të Ana Bolenës ka shkëlqyer sopranoja e madhe greke Maria Callas, nën regjinë e Luchino Visconit.
Opera Ana Bolena është shfaqur premierë në datën 6 dhe do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 8, 11, dhe 13 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›