E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet ekspozita e armeve te Skenderbeut, Malltezi: rekord vizitoresh

Pas 45 ditesh qendrimi ne Muzeun Historik Kombetar, ekspozita me armet e Skenderbeut, eshte mbyllur per t’u rikthyer ne Muzeun e Historise se Artit ne Vjene.

Dy shpatat (njera prej te cilave ceremoniale), perkrenarja, nje pikture ne vaj, gravura e permasave te medha e kodeksit me te dhenat e jetes se Skenderbeut, u vizituan nga rreth 1 700 000 vizitore. Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Luan Malltezi, duke falenderuar institucionet shteterore perkatese per mbeshtetjen, beri me dije se gjate dy muajve te ekspozimit te armeve ne vend, ne Muzeun Historik Kombetar eshte shenuar nje rekord vizitoresh, si asnjehere me pare gjate 32 viteve te ketij institucioni. Fluksi i vizitoreve nuk ka munguar as ne diten e fundit te ekspozimit te shpatave dhe perkrenares se Skenderbeut, nderkohe qe ne total numri i vizitoreve eshte rreth 1 milione e 700 mije. “Deshiroj te ve ne dukje se ekspozita eshte vizituar nga 1 milione 700 mije vizitore. Numri me i madh ka qene ne datat 22 nentor, deri ne dhjetor. Sot mbushen 45 dite nga ardhja e armeve dhe sot eshte dita kur armet paketohen dhe dergohen ne Vjene. Falenderoj institucionet austriake per besimin. I akordojme “Deshmine e mirenjohjes”, Drejtorise se Policise dhe Gardes se Shtetit”, tha Malltezi. Armet u rikthyen ne atdhe pas 500 vjetesh. Ekspozita e armeve u cel me nje ceremoni te vecante me 10 roje nderi ne hyrje te Muzeut Historik Kombetar, dy prej te cileve te veshur me veshje te Gardes historike te Skenderbeut, nderkohe qe njerez te shumte prisnin jashte Muzeut per te pare armet e Skenderbeut. Armet e Skenderbeut, nje pikture ne vaj qe paraqet Heroin tone Kombetar dhe pjese te nje codex te Jakob Schrenk von Notzing, erdhen ne Shqiperi ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise dhe u cilesuan si nje nga ndermarrjet me te rendesishmet, ne kuader ketij jubileu.

Historia e Lezhes e mbyllur ne bodrum, akoma pa muze

Lezha historike dhe trashegimia qe ajo ka, vazhdon te qendroje e mbyllur ne bodrumin e Bibliotekes se qytetit. Ngritja e nje muzeu per te mbrojtur dhe trasheguar objektet kulturore qe ky qytet ka, duket se ka ngelur akoma nje projekt ne leter. Asetet etnografike e kulturore u zhvendosen ne Biblioteken e qytetit menjehere pasi shtepise se Mlikajve, i doli i zoti. Edhe pse te mbrojtur prej hajduteve, per Mariola Gjonin drejtoreshen e muzeut, gjendja objekteve eshte kritike. “Gjendja ku ndodhen objektet kulturore dhe historike te ketij qyteti, le shume per te deshiruar. Shpresojme qe te merren masa sa me pare, pasi objektet po shkojne drejt degradimit”. Ndersa, per kreun e Bashkise, rruga e vetme e shpetimit te tyre, eshte rikthimi te shtepia ku ekspozoheshin me pare. Por, si fillim duhet qe pronaret te lejojne rikonstruksionin e objektit. Nese nuk realizohet ky premtim i Tushes, do te thote qe Lezha historike do te vazhdoje te qendroje e mbyllur ne bodrumin e Bibliotekes se qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›