“Legjenda e lindjes time” e Besnik Mustafaj, per here te pare ne italisht
Izaura Ndoj
“Vargu i Mustafajt eshte i vertete dhe thellesisht i jetuar, i mbushur me humanizem dhe universalitet. E vrullshme dhe e mbushur me shqetesim te perditshem, poezia e tij mbart dhembjen dhe vuajtjen njerezore, ne pritje te nje rrezeje drite gjate neteve te erreta, te cilat dukeshin sikur nuk do te kishin fund...keshtu do te cilesohej pena e shkrimtarit Besnik Mustafaj ne Panairin me te madh ne Rome. Permbledhja me poezi te zgjedhura “Legjenda e lindjes time”, botuar ne shqip nga shtepia botuese “Toena”, eshte botuar per here te pare ne italisht nga shtepia botuese “Ensemble”, me qender ne Rome. Ky eshte libri i dyte i Besnik Mustafajt qe botohet ne italisht, pas esese “Midis krimeve dhe mirazheve”. Botimi i ri poetik i Mustafajt, u paraqit per lexuesin italian ne panairin e fundit te librit te Romes, i cili perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne jeten kulturore italiane. I vleresuar per kritikat pozitive qe poezia e tij ka percjelle mesazhin dhe ne italisht, Besnik Mustafaj rrefen per “KJ” emocionet dhe pritshmerite e tij dhe jashte trojeve shqiptare. “Poezia ime sapo ka filluar jeten tek lexuesit italiane, fale perkthimit te arrire qe ka bere poeti i mirenjohur shqiptar Gezim Hajdari, i cili jeton dhe krijon prej shume vitesh ne Itali. Mediat dhe kritiket gjate prezantimit te permbledhjes me poezi kane reaguar mire, ky eshte nje fillim i mbare per mua pasi eshte hera e pare, qe poezia ime perkthehet ne italisht”, thekson Mustafaj. Duke mos u ndalur vetem tek poezia, Besnik Mustafaj thote se poezia eshte tekanjoze, nuk vjen ne menyre sistematike. “Poezia eshte tekanjoze, nuk vjen ne menyre sistematike, momentalisht kam ne dore nje roman dhe jam ne fazen e fundit te tij. Shpresoj qe ne ditet e para te sezonit te pranveres, te jete ne duart e lexuesve”.
***
Gjuhetari dhe poeti Andrea Viviani, gjate prezantimit te librit qe zhvilloi me poetin Mustafaj nje dialog mbi lidhjet midis letersise dhe politikes, teme kjo e parapelqyer nga publiku i shumte, i cili i shtroi poetit mjaft pyetje mbi largimin nga politika dhe kthimin tek pena, Mustafaj do ta cilesonte; “Qe kur jam larguar nga politika, perkushtimin kryesor e kam ndaj penes. Te them te drejten nuk me ka marre malli per politiken, pena me siguron nje paqe dhe mirekuptim me veten”. Ndersa kritiku dhe studiuesi Ugo Fracassa, profesor i letersise ne Universitetin Roma Tre, ka pohuar se poezite e permbledhura ne kete liber, jane shkruar gjate nje periudhe qe perkon me gulcimat e mbremje te dimrit te gjate te diktatures. “Autori ka mundur te mbijetoje ne ngricen kulturore te atyre viteve para se gjithash ne saje te rrenjezimit ne nje gjeografi ndjenjash, e cila perputhet me territorin e painfektuar te femijerise. Poeti do te jete protagonist i stines se re politike (nder themeluesit e Partise Demokratike, ambasador ne Paris dhe pastaj Minister i puneve te Jashtme). Protagonist, ai behet edhe duke hequr dore nga mandati, si per te nxjerre ne pah sa e pamposhtur nga perdorimet politike koherente, eshte fjala poetike. Ne tjerrjen alegorike te vargjeve te tij, ne te vertete, eshte ende e mundur te merret nje jehone e asaj, fjales “me vend”, e afte te provokoje reagimin e menjehershem censurues te pushtetit, per te cilin ka shkruar se fundmi filozofi Giorgio Agamben. Shume pikepyetje qe shtrohen ne keto poezi, duket se nuk kane marre ende sot e kesaj dite pergjigje perfundimtare, sic e shohim, per shembull, tek te rinjte e sheshit Tahrir, te cilet duhet te pyesin “C’eshte mbreti?”, po ajo pyetje qe, ende femije, poeti i shtronte nenes dhe merrte prej saj keshillen per te mbajtur syte hapur mbi ata, qe “ulur ne nje karrige si tenden/kerkojne te mbreterojne”. Legjenda e Mustafajt do te ndihmoje ne ndertimin ne Itali te nje peizazhi letrar, ku kane mbire keto vargje si nje panorame homogjene dhe koherente”. “Legjenda e lindjes sime”, eshte nje perzgjedhje e krijimtarise poetike te Mustafajt, shkruar ne dhjetevjecarin 1976-1986 dhe botuar ne librat “Motive te gezuara” (1978), “Pragu i veres” (1985), “Fytyre burri” (1987), si dhe neper revista e gazeta letrare, me pare e me pas.