E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet festa, konsumi i “Birra Korçës” thyen rekord

KORÇE- Edicioni i 7-të i Festës së Birrës në Korçë, ka qenë një kulminacion i vërtetë, jo vetëm për nga pjesëmarrja, por edhe nga konsumi i “Birra Korçës”, e cila arriti shifra marramendëse. Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Korçës, Sofjola Kotelli, dje pohoi për “Gazetën Shqiptare” se Festa e Birrës ka kaluar çdo parashikim, ndërsa ka premtuar një tjetër festë të këtyre përmasave për qytetin juglindor. 

“Festa e Birrës është përmbyllur me një sukses të paparashikueshëm. Kanë qenë me dhjetëra-mijëra persona, jo vetëm nga rrethet, por dhe përtej kufirit, që janë bërë pjesë e festës. Gjithçka ka qenë shumë perfekte, edhe “Birra Korça” natyrisht që ka korrur suksesin e padiskutueshëm. Duke parë që kjo festë është bërë shumë e konsoliduar, tashmë ne premtojmë një tjetër event. Ne biseduam edhe me Ron Thal Bumblefoot dhe vitin tjetër do të kemi një festë të këtyre përmasave, një festë që do të jetë surprizë, por që ka të bëjë me rrokun”, - tha Kotelli. Ndërkohë, dje (dita e dytë e qëndrimit në Korçë) ylli botëror i rrokut ka zhvilluar një leksion të hapur për afro dy orë me të rinjtë e apasionuar në kitarë dhe fansat e tij.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›