Mbyllet festivali Te fitosh shpallet filmi me i mire

Festivali ndërkombëtar i filmit në Durrës ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme duke dhënë edhe çmimet për garuesit në edicionin e katërt. Juria e drejtuar nga regjisori anglez Nik Pauell përzgjodhi filmin italian "Të fitosh" të regjisorit Marko Belokio si filmin më të mirë duke e vlerësuar me statujën e Gladiatorit të Artë. Filmi fitues është cilësuar nga juria si mjaft i realizuar në të gjithë komponentët e tij, ndërkohë që mesazhi i filmit midis të tjerash na kujton të mos harrojmë brutalitetin e regjimeve fashiste.
Çmimi i dytë më i rëndësishëm ka qenë Gladiatori i Argjendtë, për filmat që garuan në seksionin botë ballkanike. Ky çmim iu akordua filmit "72 ditë" me regji të Danilo Serbexhija, ku rolin kryesor të tij e interpreton aktori i mirënjohur Rade Serbexhija. Çmimet e tjera që u dhanë në këtë festival kanë qenë: Regjisori më i mirë, për Leh Majevskin në filmin "Mulliri dhe kryqi", çmimi i medias për filmin "Martesë në Besarabi", çmimi i publikut për filmin "Të jesh italian me zonjën Enrika", aktorja më e mirë e festivalit u vlerësua Xhovana Mezoxhorno në filmin "Te fitosh”, ndërsa aktori më i mirë Serxhio Haselbank në filmin "Djaloshi".
Në këtë festival janë dhënë edhe çmimet "Speshell Menshen" për filmin "Në largim" të Vaclav Havel si dhe çmimi “Bukuroshja e Durrësit” për filmin e shkurtër që iu dha studentit dhe regjisorit të ri Fatjon Xhika në filmin "Lajmi".
Aleks Kalemasi