E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi ndaj Chirac ish-presidenti Nuk e ndjek dot

Ish-presidenti francez, Jacques Chirac nuk është në gjendje të marrë pjesë në gjyqin kundër tij, nën akuzën e korrupsionit. Mediat franceze njoftuan për pretendimin e Shirak, i cili i ka kërkuar gjykatës në Paris ta lejojë të përfaqësohet vetëm nga avokatët. 78-vjeçari akuzohet për shpërdorim të fondeve publike në vitet ‘90, kur ai ishte kryetar i bashkisë së Parisit, akuza që janë mohuar nga Chirac.

Procesi kundër tij është stërzgjatur dhe pritet që të rinisë të hënën, pas pezullimit në mars të këtij viti kur avokatët e Shirak pretenduan se disa nga akuzat ishin antikushtetuese. Sic shkruan AFP, Shirak i nisi një letër gjykatës, ku thotë se dëshira e tij është një gjyqi të ecë përpara, edhe pse ai vetë nuk është më në gjendje të ndjekë seancat e procesit.bashkë me letrën, gjykata ka marrë edhe kopje të kartelës shëndetësore së tij shëndetësore.

Jacques Chirac, kryebashkiaku i Parisit në vitet 1977 -1995 është i pari ish-kryetar shteti që del në gjyq në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në ngarkim të tij janë dy akuza të lidhura me pagesa në drejtim të anëtarëve të partisë së tij, për punë në administratën bashkiake që nuk ekzistonin. Akuza më e rëndë është e ajo e shpërdorimit të fondeve publike që lidhet me 21 projektet e ashtuquajtura “punë fantazëm”. E dyta ka të bëjë me një hetim të pavaurur në periferitë e Parisit për përfshirje të interesave të paligjshme në gjashtë prej këtyre projekteve.

Për vite me radhë kishte zëra këmbëngulës për punë të dyshimta të  Shirak, por ky i fundit kishte imunitet ndaj hetimit pasi u zgjodh president nga viti 1995 deri në 2007. Pas 11 vjetësh beteje ligjore, më në fund ai vetë dhe nëntë bashkëpunëtorë dolën para gjyqit në muajin mars.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›