E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet festivali i Teatrit Apollon 2010fitues Ligoraq Riza

FIER- Ligoraq Riza eshte fituesi i edicionit te nente te festivalit Nder-kombetar te Teatrit Aktrimit Apollon 2010 festival ky qe prej pese ditesh u zhvillua ne qytetin e Fierit. Riza perfaqesonte trupen teatrore ATK te qytetit te Pogradecit dhe garoi me lojen e tij mes gjashte trupave te tjera pjesemarrese qe vinin jo vetem nga teatrot e vendit por edhe nga Italia Mali i zi Kosova etj. Mbremja e se merkures shenoi naten finale te aktivitetit tashme te pervitshem festivali i Aktrimit Apolloni. Pas konferencave te mesdites me tematike teatrin artistin dhe te ardhmen e tyre si dhe pas bisedave kritike te zhvilluara mes aktoreve kritikeve dhe artisteve te ftuar ne festivalin e Aktrimit ka qene trupa e Teatrit Kombetar Tirane qe mbylli garen. Juria eshte perfaqesuar me aktoret Roza Anagnosti Edi Luarasi dhe regjisorin Mehmet Xhelili. Edhe pse keta kane ndjekur nga afer lojen e te shtate trupave pjesemarrese ne kete aktivitet mbarekombetar serish e kane pasur te veshtire nxjerrjen e emrave fitues. Pas konsultimit te fundit qe zgjati mbi nje ore juria ka dale me emrat e fitueseve. Serish pjesemarresit i jane rikthyer salles dhe skenes ku jane njohur me fituesit. Keshtu cmimi i aktorit me te mire per edicionin e nente te festivalit te aktrimi i ka takuar Ligoraq Rizes. Cmimi i rolit jo protagonist i ka shkuar aktorit te Fierit Fatmir Xhelili i cili luajti ne pjesen Dy dyzina me trendafila. Nderkohe qe cmimi i rolit protagoniste per femra i ka shkuar aktores kosovare Yllka Gashi nderkohe qe rolin jo protagonist po per femra e ka marre maqedonasja Vesnja Gavril qe erdhi me trupen e Malit te Zi. Mes duartrokitjeve te pafundme dhe emocioneve te paperseritshme si dhe me urimin e madh te vijimesise se ketij aktiviteti te kthyer tashme ne aktivitet tradicional ka ulur siparin edhe edicioni i nente i festivalit.
GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Mbyllet festivali i Teatrit Apollon 2010 fitues Ligoraq Riza

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›