E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi me i paguari

Kur shënon 90 gola në një sezon, kur bën skuadrën tënde të fluturojë edhe në një nga 2-3 kampionatet më të fortë të botës, kur je idhull e simbol i qindra milionë njerëzve apo kur je në prag të fitores së Topit të katërt të Artë, e meriton të ndahesh veç. 
Dhe Lionel Mesi do të jetë veçmas përsa i përket trajtimit financiar tek Barcelona e tij e dashur, në familjen ku është rritur, aty ku nuk është ndjerë kurrë i trishtuar dhe nuk ka krijuar asnjëherë probleme.
Menjëherë sapo të firmosë kontratën e tij të re, pagesa vjetore e yllit argjentinas pritet të arrijë në mbi 15 milionë euro në sezon, duke lënë prapa një tjetër djalosh tepër të talentuar si Kristiano Ronaldo. Sot për sot, simboli i Realit është mbi Leon, ndërsa Samuel Eto mban rekordin me rreth 20 milionë euro pagesë në vit tek Anzhi i Mahaçkallës, në kampionatin rus.
Gjithsesi, është një renditje ku Mesi mban vendin e parë dhe kjo është ajo e të ardhurave vjetore tek futbollistët. Numri 10 katalanas fiton 33.5 milionë euro, përfshi rrogën tek Barça, shpërblimet sportive dhe kontratat e sponsorizimeve.
Superylli argjentinas po mbyll një vit 2012 në mënyrën më triumfale të mundshme, me 90 gola të shënuar kur ka edhe një ndeshje për të luajtur, duke kaluar edhe rekordin e Mylerit për golat në një sezon, me 73 në edicionin 2011-2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›