Mbyllet hetimi mbi vrasesin serial nga Librazhdi

Prokuroria e Elbasanit pas me teper se tete muajsh hetime pohoi se zbardhi krimet e Miskes tri vrasje te te dyshuarit nga 95
Ne muajin shkurt policia arrestoi Misken pas vrasjes se te emes me sepate dhe plagosjes se te bijes
TIRANE- Prokuroria e Elbasanit mbylli hetimet ndaj serial killerit te dyshuar nga Librazhdi Haki Miska i dyshuar per vrasjen e kater personave nga te cilat nje ngjarje ka mbetur ne tentative.
Nena gruaja vajza dhe nje fqinj i tij jane personat e sulmuar nga Miska nga Viti 1995 deri me kater shkurt te vitit te kaluar kur ai kreu krimin e fundit pikerisht vrasjen e nenes se tij Dije Miska dhe plagosjen e te bijes Besjana Miska 22 vjece.
Pas me teper se tete muajsh hetim te kryer nga organi i akuzes ne Elbasan per te akuzuarin pretendohet se jane gjetur prova te plota qe hedhin drite mbi krimet e dyshuara te kryera prej tij.
Per kete shkak hetuesit e prokurorise se Elbasanit pas grumbullimit te te gjithe kuadrit te provave te gjetura vendosen mbylljen e hetimit dhe depozitimin e ceshtjes ne gjykaten e Elbasanit.
Mbyllja e hetimit ndaj Miskes eshte pohuar per Shekullin nga burime zyrtare te organit qendror te akuzes te cilet kane njoftuar nepermjet nje deklarate shtypi kete fakt. Hetimi ndaj Miskes nisi ne muajin shkurt te ketij viti kur policia regjistroi vrasjen e nenes se Miskes Dije Miska dhe plagosjen e se bijes se tij Besiana.
Gruaja e moshuar Dije Miska 64 vjec ishte qelluar me sepate ne koke ndersa ishte tentuar te vritej edhe e bija e Hakiut Besjana Miska. Nga veprimet hetimore ka rezultuar Se me 4 shkurt 2010 ne oren 17.30 ne fshatin Pervalle te komunes se Lunikut ne Librazhd Haki Miska ka goditur me sepate nenen e tij Dije Miska Bruku 66 vjece e cila ka mbetur e vdekur ndersa ka plagosur vajzen e tij Besjana Miska 21 vjece- thuhet ne deklaraten e Prokurorise.
Sipas hetimit te kryer ka rezultuar se ne vitin 1995 Miska kishte vrare gruan e tij Mimoza Miska te cilen pas vrasjes e kishte varrosur ne nje are poshte baneses se tij. Pas vrasjes se te shoqes ai kishte hapur fjale se gruaja e tij ishte larguar ne Greqi.
Kjo vrasje dyshohet se ka ndodhur pasi Miska kishte dyshime se e shoqja e tradhtonte me Qamil Lluken i cili gjithashtu u gjet i vdekur po ashtu ne vitin 1995. Ne ate kohe dyshimet e policise ishin se viktima kishte rene nga lartesia pasi mund te kete qene ne gjendje te dehur pasi njihej si konsumator i alkoolit.
Po ne vitin 1995 i pandehuri Haki Miska tashme nen arrest akuzohet se rrahur per vdekje njerkun e tij Gani Bruku. Ai pas dergimit ne spitalin ushtarak Tirane ka nderruar jete me 8 korrik te vitit per shkak te plageve te renda te marra nga dhuna e Miskut. I pandehuri ne ate kohe kishte ngritur alibine se njerku i tij kishte rene nga nje peme kumbulle cka i kishte shkaktuar edhe plage te renda.
Pas vrasjes se te emes dhe plagosjes se te bijes policia nisi seriozisht dyshimet ndaj te arrestuarit duke dyshuar se ai mund te ishte autor jo vetem i vrasjes se nenes se tij dhe tentatives se vrasjes se te bijes por edhe i vrasjes se njerkut dhe bashkeshortes. Nga kerkimet e kryera policia mundi te gjente ne nje distance rreth 300 metra eshtrat e bashkeshortes se Hakiut Mimoza Miskes.
Ajo ishte varrosur ne nje are ne pronesine te familjes ndersa asnjehere nuk kishte pasur dyshime mbi zhdukjen e Miskes. Tashme prokuroria pohon se ka provuar vrasjen e nenes se Miskes Dije Miska Bruku gruas se tij Mimoza Miska si dhe te njerkut Gani Bruku.