Shkoder PS akuza PD per manipulim te procesit
SHKODR - Procesi zgjedhor ne Bashkine e Shkodres eshte i kompromentuar qe ne kete moment dhe kjo per shkak te parregullsive dhe shkeljeve te Kodit Zgjedhor ndersa po pergatitet vjedhja e radhes. Kjo eshte pohuar nga drejtues e perkrahes te PS ne Shkoder te cilet kane protestuar ne paraditen e se enjtes para Bashkise se Shkodres.
Kryetari i PS se rrethit Shkoder Genc Uruci njeheresh kandidat i PS per kryetar bashkie ne kete qytet kryetarja e PS per qytetin Keti Bazhdari dhe drejtues e perkrahes te kesaj partie kane permendur disa argumente qe sipas tyre tregojne parregullsite e procesit zgjedhor qe ne kete faze fillestare.
Sipas kryetares se KZAZ-se nr 40 ne bashkine Shkoder Valbona Tula perfaqesuese e PS ne shkelje te nenit nr 47 te Kodit Zgjedhor per rreth 35 000 zgjedhes te regjistruar ne keto lista mungon kodi i baneses njeri nga treguesit thelbesor zgjedhor. Per kete shkak behet i pamundur verifikimi i listes dhe njoftimi per pjesemarrje ne votime qe eshte detyre ligjore e pushtetit vendor e percaktuar ne kod. Sipas Tules kjo eshte bere qellimisht per te shmangur votuesit e majte.
Tjeter parregullsi e konstatuar nga ne kete qytet eshte se ne 47 qendra votimi nga 97 qe ka gjithsej numri i votuesve eshte me i larte se e parashikon ligji . Problem tjeter shume i rendesishem eshte se shume qendra votimi jane vendosur ne ambiente private te perzgjedhura ne menyre te njeanshme dhe selective ne kundershtim te hapur me ligjin - ka theksuar Tula. Nje tjeter shkelje flagrante sipas socialisteve shkodrane eshte dhe vazhdimi i pasaportizimeve nga zonat periferike te rrethit ne qytet kjo e ndaluar me ligj pas dates 8 mars.
Bashkia Shkoder i ka quajtur tendencioze dhe ne dem te procesit zgjedhor reagimin e PS ne kete qytet. Ne nje deklarate zyrtare bashkia Shkoder ka theksuar se ne zbatim te kerkesave te Kodit Zgjedhor ka realizuar afishimin e listave paraprake qe ne 26 tetor 2010 si dhe njoftimin paraprak te zgjedhesve nepermjet perfaqesuesve te rajoneve.