E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet në Dibër gara për kreun e PS-së

Edhe një herë tjetër, kryetari në detyrë Edi Rama, ka deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit ishin të manipuluara, duke nënvizuar se Partia Socialiste kërkon transparencë për këto zgjedhje, të cilat nuk mund t’i falë.

Ai ka përsëritur se bojkoti i Kuvendit do të vazhdojë, që sipas tij nuk mund të hyhet në institucione jo legjitime. Ndërsa kandidati tjetër, Maqo Lakrori është shprehur se synon të krijojë një parti që duhet drejtuar me pergjegjësi kolegjiale dhe jo vetëm nga një kryetar.

Ai ka shtuar se duhet të zhvillohen zgjedhje të reja, për t’i dhënë Shqipërisë më shumë shanse. Gjatë së shtunës, pritet që anëtarët e Partisë Socialiste t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, që me siguri duket se do të jetë sërish Edi Rama.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›