E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet në Vlorë Aulona International Folk Festival, fiton Sllovakia

Vlorë, 13 maj, NOA /Milena Selimi U zhvillua në Vlorë Festivali Folklorik Ndërkombëtar Aulona International Folk Festival, fitues i të cilit u shpall grupi folklorik i Sllovakisë Sarisan.

Në momentin e ceremonisë së ndarjes së kupës, drejtori i përgjithshëm i festivalit, Sejmen Gjokoli, theksoi se grupi sllovak solli në këtë aktivitet vlerat e folklorit burimor, dinamikën e valleve dhe origjinalitetin e këngëve nga vendi i tyre.

Në natën e fundit të festivalit, grupet pjesëmarrëse performuan pjesë të zgjedhura nga repertori i tyre. Grupeve pjesëmarrëse në këtë festival iu ndanë çmime speciale të përgatitura nga operatorë të ndryshëm turistikë në qytetin e Vlorës.

Edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar Aulona International Folk Festival, që u zhvillua gjatë katër netëve, çeli edhe sezonin turistik veror 2010 në Vlorë.

Në të, u përfaqësuan nëntë grupe folklorike nga Evropa si Polonia, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Ky aktivitet u organizua nga qendra kulturore Bilbilat e Jugut.

Ai konsiderohet jo vetëm një manifestim i vlerave të folklorit dhe pasurisë shpirtërore të vendeve pjesëmarrëse, por edhe një mundësi për promovimin e resurseve turistike të qytetit bregdetar.

Festivali ka krijuar profilin e një aktiviteti folklorik në shërbim të drejtpërdrejtë të turizmit kulturor dhe në ndryshim nga aktivitete të tjera të ngjashme, që zhvillohen në Vlorë, Aulona International Folk Festival ka dimensione ndërkombëtare dhe si i tillë ai është çertifikuar dhe është përfshirë në librin e festivaleve më të mira folklorike në nivel ndërkombëtar.

Aulona International Folk Festival është pjesë e aktiviteteve të vitit 2010, i cilësuar nga UNESCO, si viti ndërkombëtar i komunikimit përmes veprimtarive të kulturës. Organizatorët synojnë ta shndërrojnë atë në një traditë, si një aktivitet me karakter të drejtpërdrejtë burimor e tradicional, duke u udhëhequr nga parimet e CIOFF (Organizata Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike). President nderi i festivalit ishte akademiku Xhevahir Spahiu.

m.s/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›