Muzikë dhome, nga Reed Winds Instruments
Jacqoues Ibert, tre artistët premtojnë për një mbrëmje muzikore, ku do të jenë perla të krijimtarisë klasike të këtyre emrave të njohur botërorë, të cilat do të interpretohen në sallën Gjon Simoni në RTSH. Trio u krijua në janar të vitit 2010 me pjesëmarrjen e tre Reed Winds Instruments. Instrumentistët e këtij formacioni të veglave të drunjta, nuk e kanë të vështirë të harmonizojnë tingëllimin dhe sensibilitetin me njëri-tjetrin, pasi vijnë nga eksperienca të pasura personale nga orkestra dhe formacione të ndryshme muzikore. Por eksperienca më e rëndësishme dhe që ia lehtëson shumë bashkëpunimin dhe mënyrën e natyrshme të lojës është sepse ata vijnë nga e njëjta Orkestër Simfonike, ajo e RTSH, e cila ka një eksperiencë të gjatë koncertale dhe një kalendar të ngjeshur vjetor ku ka bashkëpunuar me dirigjente të talentuar shqiptare dhe të huaj. Spikat këtu kontributi i këtyre instrumentistëve, pjesëtarë të kësaj trioje, në arritjet më të mira të kësaj orkestre. Trioja ka një tingëllim të ri dhe të veçantë në lojën individuale të secilit, ashtu dhe në harmonizimin zonor të tyre. Ndërkohë që edhe para disa ditësh një tjetër koncert u zhvillua në skenën e arteve nga orkestra. Tingujt e pianos së solistes, Ana Kaçinari zbritën në skenën e Akademisë së Arteve, gjatë një koncerti të veçantë, realizuar në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH. Nën drejtimin e dirigjentit të njohur shqiptar Eno Koço publiku i kryeqytetit e më gjerë pati mundësinë të jetë i pranishëm në një mbrëmje të veçantë me muzikë klasike, ku u interpretuan pjesë të zgjedhura nga pianistja Kaçinari. Qysh nga fillimi sezonit të saj artistik për vitin 2010, Orkestra Simfonike ka sjellë për gjithë admiruesit e muzikës klasike, koncerte të ndryshme të realizuara gjithashtu në bashkëpunim me emra të njohur të fushës, jo vetëm në Shqipëri por edhe në skenat botërore. Kështu, sezoni për këtë vit ka nisur me një koncert tepër të veçantë zhvilluar në Akademinë e Arteve. Ndërkohë që në skenën shqiptare do të vijojnë të zbresin artistë e kompozitorë me famë botërore, ashtu sikurse në të njëjtën kohë, muzika klasike e artistët shqiptarë do të vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vlerat kombëtare në skenat botërore.
Last Updated on Friday, 14 May 2010 19:40