Ardit Gjebrea: Juliana Pasha e meriton finalen
Juliana Pasha me këngën Nuk mundem pa ty( It's all about you) fituese e Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH, vetëm pas disa ditësh do të ngjitet në skenën e festivalit europian Eurosong 2010. Vetëm disa ditë përpara pjesëmarrjes në Eurosong 2010,
duket se punët janë vënë në vijë nga konkurrentja e Shqipërisë, Juliana Pasha dhe kompozitori i këngës pjesëmarrëse Ardit Gjebrea. Këta janë emrat që do ta përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës, i cili këtë vit mbahet në Oslo të Norvegjisë, më 25, 26 dhe 27 maj. Në një prononcim dhënë për gazetën kompozitori Ardit Gjebrea tregon mbi pjesëmarrjen në këtë festival. Sapo të mbarojë spektakli E diela shqiptare ata do të nisen drejt Oslos, ku të hënën do fillojnë provat. Sapo të mbarojë spektakli E diela shqiptare, unë do të nisem drejt Oslos. Të hënën në orën 14 e 30 do të jenë dhe provat e para për ne, ndërsa pas provave ne do të japim dhe konferencën e parë për shtyp, e cila do të jetë dhe impakti i parë, pohon kompozitori Gjebrea. Para disa ditësh Juliana Pasha dhe Ardit Gjebrea kanë udhëtuar nëpër Evropë dhe jashtë saj, nëpër studiot evropiane të regjistrimit, miksimit, masterizimit, e postproduksionit të videoklipeve. Gjithçka pritet të shihet më 25 maj kur kënga do të dëgjohet në gjysmëfinale. Juliana do të ngjitet në skenë në datën 25 maj, që është gjysmëfinalja. Ajo do të jetë e 12-ta në konkurrim. Kuptohet që emocionet janë dhe Eurovisioni është një festival ku kurrë nuk kanë munguar të papriturat. Unë them se Juliana e meriton finalen, pohon kompozitori Gjebrea. Më 25 maj në skenën e Eurovisionit do të dëgjohet kënga në versionin anglisht, me titull It's all about you. Juliana filloi karrierën shumë vite më parë, ajo mori pjesë në festivale të ndryshme shqiptare si Festivali i Këngës në RTSH, Kënga Magjike etj. Në Festivalin e Këngës në RTSH Juliana filloi pjesëmarrjen që nga viti 2007 duke dalë e pesta. Gjithashtu ajo mori pjesë në Festivalin e 47-të të këngës me këngëtarin Luiz Ejlli, duke marrë kështu vendin e parë me shumë pak pikë për të fituar, ndërkohë që në vitin 2009 mori pjesë sërish në festivalin e këngës. Në vitin 2009 kënga e Julianës quhej Nuk mundem pa ty, e kompozuar nga Ardit Gjebrea dhe e shkruar nga Ardit Gjebrea dhe Pirro Çako. Më datë 24 Dhjetor Juliana bëri performancën e parë në Festivalin e 48-të të Këngës, me rregulla të reja në grupin e bigëve, ata do shkojnë në finale automatikisht. Natën e tretë Juliana këndoi me Soni Malaj në natën e dueteve. Më 27 Dhjetor në natën e fundit dhe natën finale Juliana mori shumë nga 20 pikët e jurisë, duke mbledhur kështu 133 pikë ku shpall dhe fituese. It's all about you, është një këngë dhe hit nga Juliana Pasha. Kënga është përkthyer nga "Nuk mundem pa ty" dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2010 këtë vit. Kënga ka qenë hit gjatë këtyre muajve të vitit. Ajo është përpunuar në ShBA dhe Britani, në promovimin e këngës si vokal i dytë kanë qenë tre vajza nga Britania e Madhe. Gjithsesi versioni i parë në anglisht është bërë publik në TV Klan më 5 shkurt, 2010. Kënga në promovimin e saj ishte me piano dhe me orkestër live, por versioni tjetër u bë publik më 27 shkurt, 2010 në Shkup në festivalin Skopje Fest (Festivali Përzgjedhës për Maqedoninë në Festivalin Evropian të Këngës). Aleksander Rybak, përfaqësuesi i Norvegjisë fitoi Eurovisionin 2009, që u zhvillua në Moskë dhe sipas rregullit fituesi e çon Eurovisionitë organizohet në shtetin e vet.
Nga Julia Vrapi