Mbyllet numërimi në disa qytete, ja kryesuesit
Ka përfunduar numërimi i votave për disa bashki. Ne oret e para te mengjesit eshte mbyllur numerimi ne Ersekë, Pukë dhe Peqin.
Pas tyre procesi u mbyll edhe ne Tepelene dhe Rreshen.
Sipas te dhenave nga qendrat e numerimit, Bashkinë e Peqinit kandidati i Aleancës për qytetarin, Ilir Rrushi ka marrë 2760 vota ndërsa kandidati i Aleancës për të ardhmen Naim Teqja i cili ka marrë 908 vota.
Fitues ne bashkine e Ersekes rezulton kandidati i Aleancës për të ardhmen Ali Laho, i cili ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e Aleancës për qytetarin Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.
Ne Puke ka dale ne krye pas perfundimit te numerimit te votave kandidati i Aleancës për qytetarin Beqir Arifi, i cili kryeson me 50 vota.
Mbyllja e numerimit ne Tepelene ka nxjerre fitues kandidatin e “Aleances per te ardhmen” , me 1741 vota, nderkohe qe rivali demokrat ka marre 750 vota.
Ne rreshen fitues ka rezultua Ndue Kolaj i PS-se me 3214 vota ndaj rivalit demokrat Gjon Dedaj me 2416 vota.
Në Delvinë, përfundon numërimi i votave, shpallet fitues kandidati i PD-së.
Në Berat, përfundoi numërimi në komunën Otllak ku fitoi kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së.
Ndërsa në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj.