E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Procesi i votimit, i qytetëruar

Duke iu përgjigjur interesit medias Meta, u shpreh se procesi i votimit që po zhvillohet në vend, është mjaft i qytetëruar dhe civil.

Lideri i LSI-së uroi që kështu të vazhdojë e të përfundojë, në mënyrë mjaft demokratike dhe të kulturuar. Gjithashtu, Meta ftoi të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë një pranverë evropiane për Shqipërinë.

“Jam i sigurt ë të gjithë qytetarët tanë hedhin një hap tjetër përpara drejt Evropës së bashkuar. Procesi mendoj se është vërtetë mjaft i qytetëruar dhe mjaft civil dhe uroj që kështu të vazhdojë dhe kështu të përfundojë në mënyrë vërtetë demokratike dhe të kulturuar. Ditën tjetër të gjithë vazhdojnë punën dhe jetën e tyre. Ne ftojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë një pranverë evropiane për Shqipërinë”, tha Meta./Start/
 

                                                                                             2011-05-08 17:40
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›