Zgjedhjet, ja disa nga rezultatatet paraprake
Vijon procesi i numërimit të fletëve të votimit, proces ky që po mbahet në një pjesë të KZAZ-ve duke dhënë rezultate paraprake në disa bashki kryesore të vendit.
Kështu sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Shpëtim Gjika me 3230 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 2647.
Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 1338 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 948 vota.
Edhe në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota.
Ndërkohë në bashkinë e Lezhës kandidati i “aleancës për qytetarin” Viktor Tushaj kryeson me 2333 vota kundrejt kandidatit të majtë Gjokë Jaku me 2023.
Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 3488 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 2420 vota.
Ndërsa në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 1578 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” I cili ka marrë 1330 vota.