Kodheli denoncon shoqërimet e të burgosurve nga policia

Zëdhënësja e fushatës së PS-së, Mimi Kodheli, tha se të dënuarit janë shoqëruar aty me një furgon të policisë së burgjeve.
“Më konkretisht furgoni i policisë së burgjeve që në shkelje të hapur të ligjit ka shoqëruar të burgosurit për të votuar ne këtë qendër votimi ka pasur targën P 19 N. Kemi po ashtu informacione se votimi i të burgosurve ka ndodhur edhe në qendra të tjera votimi dhe këto raste po dokumentohen”, tha ajo.
Këto veprime të Policisë së Burgjeve-vijoi Kodheli-janë krejtësisht të jashtëligjshme. Ne disponojmë të dhëna të plota për emrat e personave, punonjës së Policisë së Burgjeve që janë përfshirë në këtë operacion.
“Të gjithë këta persona do të denoncohen në përputhje me ligjet në fuqi. Kjo situatë është krejtësisht e patolerueshme pasi bëhet fjalë për një implikim të drejtpërdrejtë të strukturave të shtetit, më konkretisht të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit në cënimin e procesit zgjedhor. Këtu nuk bëhet fjalë për individë të veçuar por për të burgosur që shoqërohen nga policia për të votuar”, shtoi zëdhënësja e PS-së. /S.Ll/Start/
2011-05-08 16:24