E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbyllet pas afro 10 orësh, dëshmia e kryeministrit Edi Rama, në Komisionin hetimor për Inceneratorët

Mbyllet pas afro 10 orësh, dëshmia e kryeministrit Edi Rama, në Komisionin hetimor për Inceneratorët. Dëshmi u mbyll me debate të ashpra mes Ramës dhe kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku. 

Kryeministri tha se qeveria ka dhënë mbështetje të plotë që të zbardhet e vërteta, por që nuk mund të pranojë që ky komision të bëjë rolin e gjykatësi me spekulime. I pyetur për procedurat e pasakta lidhur me inceneratorët, Rama tha i prerë se “Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje”

Gjatë debatit në komision me Tabaku, kryeministri Edi Rama u shpreh se është krenar për atë që është bërë në këto 8 vite me pastrimin e plehrave në vend, pasi më parë, shton Rama, qytetarët i rrisnin fëmijët mes mbeturinave.

Debati:

Rama: 30.6 mln dhe 24.7 sipas aritmetikës sime bëjnë 55.3 mln, që janë investimet nga buxheti i shtetit për impiantin e Elbasanit dhe për impiantin e Fierit. Janë investime të atyre fabrikave atje dhe që i merr bashkia. Koncesioni i Tiranës është investim i privatit dhe paguhet për ton çdo njësi që çon mbetjet atje, 29 euro për ton, më e lira në Evropë. Deri tani janë paguar 36.2 mln. Kalkulimi nuk është 100 mln, por 86.9 mln. Totali i parave të shpenzuara për këto. Ka patur shkelje a korrupsion? Këto janë çështje të SPAK. Kush i ka bërë, të shkojë atje ku ka vendin, s’kam punë unë. Si është  e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në vitin 2047 për të vazhduar të bëjë këto pagesa që Tirana, Kavaja, Shijaku, Durrësi, Kamza, Kruja e Vora të çojë plehra atje. Ju e quani vjedhje shekullit. Si mundet ju? Me çfarë logjike? Me çfarë teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mln dhe jua keni bërë shqiptarëve sikur u janë marrë atyre nga kopshte e çerdhet, në një kohë kur këto nuk i janë marrë askujt. Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri? Nga dalin 430 mln?

Tabaku: Ju po thoni që PD dhe unë qenkemi kaq të zotë e paske super propagandë dhe i kemi mbush mendjen shqiptarëve. Sot nuk ka shqiptar që nuk e beson që veç të sotmesh ke koncensionuar të ardhmen.

Rama: Koncensionimi i të ardhmes është temë tjetër.

Tabaku: Tre kontrata koncensionare i janë dhënë 3 personave në kërkim, para që po përdoren për të paguar veten. Unë ju pyeta për pronarët përfitues.

Rama: Ju shqiptarëve i keni thënë organizata kriminale qe ka grabitur 430 mln. Ju jeni një turp aritmetik dhe katastrofë morale ambulante që lëviz në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›