Komisioni hetimor për inceneratorët, Rama, replika me opozitën për fotot

Prej më shumë se 5 orësh kryeministri Edi Rama, po përballet në cilësinë e dëshmitarit në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët. Ndërsa ka publikuar disa foto, Këlliçi ka pyetur kryeministrit nëse ka pasur dijeni për një udhëtim të Arben Ahmetaj, para pesë vitesh, ku përflitt ka qenë i pranishëm edhe Mirel Mërtiri.
“Partia juaj më ka nxjerrë lakuriq mua. Unë nuk bëra një fotografi me Lulin aty në cep (i referohet takimit të 17 Majit), se po të kishim bërë do të ishe një gjë e madhe. Nuk kam bërë as më Berishën. Ça do foto të të dalë ty, unë do të mbroj ty, edhe në pozicionin më të keq, edhe mua më kanë nxjerrë lakuriq në foto E kjo kulturë kam foto e ngri, kjo nuk ia vlen. Jemi vend i vogël shumë, mos u merrni shumë me këto”, tha Rama.
Debati:
Rama: Biseda po bëhet si debat politik në televizion. Me gjithë dëshirën të dëshmoj, unë këtu jam thirrur si kryeministri dhe këtu jam për pjesën që më takon mua. Ajo që më takon ka të bëjë me situatën e mjedisit dhe ndotjes në Shqipëri. Një e dhënë e INSTAT lidhur me mbetjet, sa nga ato mbeteshin rrugë në 2013 dhe sa sot, është një diferencë e madhe. Sot kemi akoma, por me rëndësi është që pjesa më e madhe e territorit është e mbuluar me shërbim. Për t’u kthyer tek Tirana, këto që ju thoni janë spekulime…
Këlliçi: S’keni pse mërziteni shumë, unë ju vij me dokumente , firmë e të gjitha dhe spekuloj?
Rama: Unë e kam fjalën spekulim. Ti përdor paligjshmëri. Për këto ka institucione, nuk janë këto punët e kryeministrit. A kanë marrë ata avion a nuk kanë marrë avion? Përse mo puna ime është kjo? Përse duhet ta di unë këtë?
Këlliçi: Je njeriu më i informuar në Shqipëri
Rama: Në Shqipëri ka pushtete të ndara, më shumë autonomi institucionale. Kodin Etik e kam kërkuar unë të vendoset në qeveri dhe është aprovuar në fillim. Është vendosur që ministrat, kryeministri, nuk udhëtojnë në biznes klas, përveç rasteve të veçanta. Rasti i veçantë është problemi im shëndetësor, kur duhet të iki në Amerikë…Histori basketbollistësh.
Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhuratat kanë një limit dhe sot në Këshillin e Ministrave ka një depozitë me dhurata që kanë një vlerë shumë të madhe që unë i kam regjistruar dhe ia kam lënë shtetit shqiptar. Lidhur me atë që tregoni, është e gjitha për t’u parë në çfarë rrethanash, dhe është për t’u gjykuar nga struktura që gjykon dhe përpara se të jap gjykim duhet që personi që e kishit këtu, duhet ta kishin pyetur. Kjo është një gjë që duhet sqaruar. Unë personalisht nuk preferoj të udhëtoj me biznesmenë, përveç të bëj biseda që lidhen me çështje të interesit të tyre…Por duke pasur parasysh rrethanat konkrete, duhet parë konkretisht sepse nuk mendoj që lidhjet duhen bërë kaq direkte.
Djali i ish-kryeministri ha e pi me një grup që është nga më të egrit të Evropës. A është kjo arsye që unë të them që djali është mafioz dhe ato ndajnë kokainën bashkë? Jo. Kurrë. Në mik i vjetër në PS shprehej se politika në Shqipëri është autobus unaze. Edhe jeta në Shqipëri është autobus unaze. Takohemi të gjithë dhe njihemi…
Këlliçi: Ky episod ka ndodhur 5 vite më parë dhe mendoj keni pasur mjaftueshëm kohë për t’u njohur me rastin.
Rama: Nëse data është e saktë, ai nuk ka qenë ministër. Këto duhen verifikuar, mos të inkriminojmë njerëzit me foto. Nuk dihet se çfarë foto të dalin, unë do të mbroj ty… Më nxorri lakuriq mua partia jote…Zonja Tabaku, mua partia juaj në foto më ka nxjerrë lakuriq, dhe kjo kulturë ..mos u merrni këto…