Inceneratori në Elbasan, debate mes kryeministrit Rama dhe deputetit të PD, Boçi

Pas një pushimi prej disa minutash ka nisur me debate komisioni hetimor ku dëshmitar përpara deputetëve është kryeministri, Edi Rama. Përplasja ka qenë me deputetin e opozitës Luçiano Boçi, i cili i kërkonte vlerësim për situatën mjedisore në Elbasan. Boçi ka tentuar që tja ndërpresë fjalën Ramës, por kryeministri nuk e ka lejuar duke iu drejtuar se nuk ka burrë nëne që tja ndërpresë fjalën atij.
Debati
Rama: Nuk më ka lindur akoma ai burrë që më ndërpret. Ta dish ti këtë. Sekretari i partisë mi kanë bërë këto kur unë kam qenë i i vogël. Më ler të mbaroj do të kisha mbaruar 15 herë deri më tani. Unë udhëheq revolucionin mjedisor. Unë jam dëshmitar, s’kam ardhur unë këtu për debat. Unë jam shoferi, nuk jam anëtar i grupit që merret me gjithë pjesët mekanike të makinës, e këtu është kollodoku e aty pjesa tjeter. Pyetjes së thatë i përgjigjem thatë, pyetjes me lëng i përgjigjem me lëng.
Boçi: Je dëshmitar, nuk është punë burrnie këtu tani. Këtu e mat burrninë tani. Më ler të bëj pyetjen se do të vijë edhe unë aty.
Rama: Nuk ka lindur akoma një burrë që më ndërpret mua të drejtën e fjalës
Boçi: Je dëshmitarë, nuk është burrni kjo, burrninë tregoje diku tjetër. Kaq të vogël e ke burrninë ti, këtu e mat?
Rama: E kam çështje të integritetit të dëshmitarit, Sekretari i partisë ma ka bërë këtë kur kam qenë i vogël, se do e kisha mbaruar 15 herë. Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës vjetorë të BE për grimcat e pluhurit. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucionin mjedisor. Për procedurat kanë një zinxhir njerëzish që i dinë mirë kompetencat e tyre. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë ulen të gjithë dhe secili merr detyrat.