E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet procesi i votimit në Tiranë

Procesi i votimit është mbyllur në kryeqytet. Kështu pas një vëzhgimi të bërë në disa qendra në Tiranë kutitë janë mbyllur në orarin zyrtar dhe komisionerët kanë nisur procedurat për të vulosur dhe dërguar të gjitha kutitë në qendrat e numërimit të votave, të cilat do të shoqërohen nga policia. Ndryshe nga sa ishte menduar nuk ka patur asnjë shtyrje të orarit zyrtar për mbylljen e qendrave të votimit. Në qendrat ku ka patur ende njerëz, komisionerët kanë marrë dokumentat e identifikimit personave, që ndodheshin ende në rradhë për t’i lejuar atyre të votojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›