Mungon baza materiale, nis i pjesshëm votimi në disa qytete
Në disa zona të vendit nuk ka mbërritur baza materiale, kështu që qendrat e votimit nuk janë hapur ende edhe pse orari zyrtar, ishte ora 07:00.
Keshtu, ne Burrel që bën pjesë në Qarkun e Dibrës ka probleme me vulat dhe procesi nuk ka nisur ende. Në Patos dhe Roskovec të Qarkut të Fierit nuk ka nisur ende votimi pasi mungojne materialet e nevojshme. Probleme ka edhe ne fshatin Plug. Probleme me bazen materiale jane vene re edhe ne nje komune ne Tepelene, ne Qarkun e Vlores, ndersa ne 5 qendra votimi ne Kucove, Qarku Berat, mungon boja per vulen, ashtu si ne shume qendra votimi ne Berat dhe disa komuna te qarkut.