Mediat e huaja: PD-PS kokë më kokë. Berisha vazhdon të udheheqë garën
Mediat e huaja si BBC, Euronewz, Reuters, Associated Press vazhdojnë të ndjekin nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri. Në një garë të fortë mes dy partive kryesore – thotë rrjeti prestiogjoz Euronewz, partia e kryeministrit aktual Sali Berisha vazhdon të kryesojë. Po kështu, edhe agjensitë e tjera si Reuters, BBC dhe Associated Press shkruajnë për garën kokë më kokë të partive kryesore, kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas rezultateve të deritanishme do të mbajë postin aktual si dhe kreut të opozitës Edi Rama, i cili po ashtu synon postin e kreut të qeverisë. Edhe agjencia gjermane e lajmeve Dojce Velle shkruan se edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka bërë ende publik asnjë rezultat paraprak, duket se kryeminsitri aktual Berisha dhe koalicioni që ai drejton do të arrijë të marrë një mandat të dytë qeverisës. Christophe Solioz, një ekspert për Ballkanin tha për Dojce Velle se Bashkimi Europian duhet të rinovojë përkushtimin e tij politik kundrejt Tiranës zyrtare dhe integrimit të saj. Solioz tha se është e qartë që në Shqipëri ka një vullnet të fortë politik. Shqipëria po ecën hap pas hapi duke lënë pas kulturën e korrupsionit e paligjshmërisë. Solioz citohet të ketë thënë për agjensinë gjermane të lajmeve. Solioz, ekspert i njohur për Ballkanin tha se Shqipëria po përmbush gjithashtu hap pas hapi edhe standartet e BE. Dhe kjo padyshim tregon që vendi është në rrugë të drejtë shprehet Solioz. I pyetur nga Dojce Velle se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, Solioz tha se hapi i rradhës është ai i heqjes së rregjimit të vizave mes Tiranës zyrtare dhe bllokut 27-anëtarësh. Po kështu, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, Ligjvënësi amerikan Alcee Hastings, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, tha se zgjedhjet 28 qershorti shënuar përmirësime në shumë aspekte. Kongresmeni Hastings tha se zgjedhjet ishin një tregues pozitiv për Shqipërinë, si një anëtare e re e NATO-s.”. Po kështu, procesi zgjedhor në Shqipëri ndiqet me vëmendje edhe nga mediat në Kosovë e Maqedoni. Agjencia e lajmeve Makfaks, shkruan se Shqipëria po i afrohet tashmë rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, në të cilat vihet re udhëheqja e Partisë Demokratike. Telegraf shkruan se e djashta udhëheq kundrejt të majtës me 4 mandate në një kohë që edhe pak orë ndajnë nga mbyllja e procesit të numërimit të votave. Këto zgjedhje parlamentare, të cilësuara si më të rëndësishmet në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri janë nën vëzhgimin e rreptë të ndërkombëtarëve, si ShBA, BE etj. Mediat botërore shkruajnë se i gjithë procesi zgjedhor në Shqipëri po kalon nën një atmosferë të qetë dhe të rregullt.