Mbyllet seminari i 32-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
PRISHTINE-Në Prishtinë është përmbyllur Seminari 32-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, me pjesëmarrje të albanologëve, punonjësve shkencorë dhe akademikëve nga shumë vende të botës, ndërsa paralajmërohet Seminari i ardhshëm i jubileut të 40 vjetorit të themelimit.
Seminari organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Dy javë pas hapjes në 19 gusht, drejtori i seminarit, Bardh Rugova, duke vlerësuar suksesin i ftoi studiuesit dhe albanologët që të marrin pjesë në seminarin e ardhshëm të vitit jubilar.
"Në këtë ceremoni do të shfrytëzojë rastin jo vetëm për të mbyllur thjesht punimet e këtij seminari, por për t’ju ftuar në 17 gusht të vitit 2014 në hapjen e seminarit jubilar të 40-të me radhë të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare", është shprehur Rugova.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, dje në ceremoninë e mbylljes së edicionit të 32-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, theksoi kontributin e madh të albanologëve dhe studiuesve nga bota për afirmimin e vlerave identitare shqiptare.
Gjatë dy javëve të Seminarit, kishte edhe vizita të pjesëmarrësve nëpër disa qytete e rajone të Kosovës.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974, që ishte viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëve e të Kosovës si element konstituiv me të drejtë vetoje, i federatës së atëhershme.
Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Pas luftës në Kosovë, nga viti 2000, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u rikthye për të zhvilluar veprimtarinë aty ku e filloi dhe ku u themelua, në Fakultetin Filozofik - tani Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës.
Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
(m.s/BalkanWeb)