Pas urdhrit të Berishës dorëhiqen 18 këshilltarët, në punë vetëm zëdhënësja
TIRANE-Secili prej tyre, foli me zërin e vet, pastaj para tryezës së punës firmosën dorëheqjen. Të gjithë njëri pas tjetrit. Plot 18 këshilltarë dhe 5 drejtorët e parë. Dorëheqjen ia dorëzuan shefit, kryeministrit Berisha. Para pak ditësh u dha një urdhër, përmes shefes së Protokollit, që të lironin zyrat dhe të bënin gati dokumentacionin për pasardhësit. U la një afat, 31 gushti, por asnjëri prej këshilltarëve, stafi politik, nuk priti për vendimin në limitet e fundit. Ata nuk shihen më në godinën e Kryeministrisë. Ndonjëri prej këshilltarëve shihet vetëm për pak çaste, aq sa për të marrë ndonjë gjë të fundit në zyrë.
Para dy ditësh u pa vetëm Ylli Asllani, këshilltari për pushtetin lokal, i cili, pasi përmbylli dy takimet e fundit, firmosi dorëheqjen. Të njëjtën gjë bëri edhe këshilltari tjetër, Njazi Kosovrasti, ndërsa të tjerët dje boshatisën zyrat dhe nuk u panë më në selinë qeveritare. Të vetmit që kanë mbetur pa u dorëhequr akoma është stafi i afërt i z.Berisha, që mësohet se për shkak të angazhimeve të kryeministrit, janë të detyruar të vazhdojnë punën deri më datë 10 qershor, ditë kur qeveria e re kalon në duart e Edi Ramës. Ikja e tyre ka lënë si të zbrazëta ambientet e brendshme të Kryeministrisë.
Brenda saj ka lëvizje të pakta. Në Kryeministri shihen Bylykbashi, Lezhja, Mëhilli dhe Qesja. Pjesa e administratës publike vazhdon punën çdo ditë, por nën ankthin e pasigurisë së vendit të punës pas 10 ditësh. Kryeministri Sali Berisha shkon çdo ditë në zyrë dhe largohet prej saj diku rreth orës 15:30, në mbyllje të mandatit të tij 8-vjeçar. Për t'u lënë gjithçka gati pasar-dhësve. Para pak ditësh, z.Berisha, përmes shefes së Protokollit Nadia Qesja, lëshoi një urdhër të brendshëm, përmes së cilit stafit politik i kërkon që deri më datë 31 gusht të lirojë zyrat për pasardhësit e majtë. Berisha i kërkoi znj.Qesja që urdhrin t'ia përcjellë gjithë stafit politik, të cilët tashmë nuk kanë pritur limitin e kohës por janë dorëhequr.
Këtu bëjnë pjesë këshilltarët dhe drejtorët, të cilët, në bazë të urdhrit duhet që deri më datë 31 gusht të lirojnë zyrat e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t'u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri Edi Rama. Tashmë i gjithë stafi politik është dorëhequr, po ashtu dhe një pjesë e drejtorëve. Në ditët në vazhdim priten dorëheqje të tjera të krerëve të disa drejtorive të tjera, ndërsa stafi i afërt është i detyruar të punojë bashkë me shefin deri ditën e fundit të kalimit të pushtetit nga PD-ja tek PS-ja.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)