E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infeksionet e lekures, 30 paciente tek mjeku

Rreth 30 persona cdo dite, paraqiten ne poliklinika per te marre trajtim mjekesor, pjesa me e madhe femije. Semundjet i kane peshqesh kryesisht nga plazhi i Durresit dhe nga pishinat. Kete fakt e deshmojne mjeket dermatologe, te cilet pohojne nje dyfishim te rasteve duke raportuar infeksione te lekures, qe shfaqen pas plazheve. Sipas mjekeve deri me tani, jane tre lloje te ndryshme te infeksioneve qe jane shfaqur tek plazhistet, dhe pikerisht ato te lekures, syve dhe te vesheve. Gjithsecili, infeksionet shkaktohet nga uji i ndotur, nderkohe pacientet qe preken jane me delikate dhe te ndjeshem ndaj ketyre mikrobeve.

Rastet

Kategoria me e madhe e pacienteve qe kane probleme me lekuren jane ata qe kane frekuentuar detin dhe kjo, per shkak te ujit te ndotur. "Me nisjen e sezonit turistik, numri i personave qe kane probleme me lekuren, eshte dyfishuar. Jane pikerisht rastet te cilat shfaqin infeksione. Fluksi me i madh eshte gjate fillimit te javes, pas perfundimit te plazhit. Pacientet ankohen per kruajtje, skuqje te trupit enjtje dhe tek shume prej rasteve, pucrrat jane te qelbezuara", ka pohuar mjeku specialist, Selman Lireza. Sipas tij, flluskat dhe shenjat ne trup jane simptomat e para te ketyre infeksioneve, por ne nje stad te avancuar ato mund te shoqerohen edhe me temperature. Sipas mjekeve eshte e domosdoshme qe kryesisht femijet, te cohen menjehere ne spital ose ne poliklinikat e lagjes, per te marre recetat me pomadat perkatese. Ne rast se neglizhohen flluskat ne trup nga te kruarat mund te infektohen dhe te sjellin pasoja per te semuret.

Nje tjeter keshille e mjekeve, eshte shmangia e plazhit ne rast se shfaqet infeksioni, deri ne sherimin e tij.

Keshillat

Duke pare rastet ne rritje nga java ne jave, mjeket nuk ngurojne te japin keshillat kryesore per sa iu perket ketyre semundjeve. Keshillat perkojne me shmangien ne maksimum te mikrobeve patogjene qe e shkaktojne kete grup semundjesh, pra stafilokok dhe streptokok, qe mund te hasen kryesisht ne reren e ndotur dhe ne ujin e pishinave, shezlong, etj. "Prandaj rekomandohet qe sapo te dilni nga uji i detit apo i pishinave, te shpelani menjehere trupin me uje te paster, te embel. Po ashtu rekomandohet perdorimi i peshqireve te plazhit, ne menyre qe te shmanget kontakti i drejtperdrejte i lekures me reren apo shezlonget e plazhit", ka pohuar mjeku Lireza. Sipas tij, pas ekspozimit per nje kohe te gjate dhe i papershtatshem ndaj ketyre faktoreve, shoqerohet me rritje te rrezikut per shfaqjen e ketyre semundjeve te lekures. Eshte mjaft e rendesishme qe personat qe kane pasur probleme te tilla me pare, apo qe kane ndjeshmeri te larte te lekures, rekomandohet qe nese kane planifikuar te shkojne ne plazh, te konsultohen me pare me nje mjek specialist. Kjo ne menyre qe te shmanget riperseritja e semundjes, tek personat e predispozuar.

Simptoma dhe keshilla

Infeksionet e lekures jane myku, pullat e bardha, fotodermatozat

Shmangia e mikrobeve patogjene qe e shkaktojne kete semundje

Stafilokok dhe streptokok, qe mund te hasen ne reren e ndotur

Keto mikrobe gjenden edhe ne ujin e pishina dhe shezlong

Shperlani trupin me uje te embel sapo te dilni nga uji

Perdorni peshqiret e plazhit, qe te shmanget kontakti i lekures me reren

Personat qe kane pasur probleme te tilla me pare, konsulte me mjekun

Pacientet ankohen per kruajtje, skuqje te trupit enjtje

Ne disa raste ka pucrra te qelbezuara

Flluskat dhe shenjat ne trup jane simptomat e para te ketyre infeksioneve

Ne nje stad te avancuar semundja shoqerohet me temperature.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›