E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet parcela me kanabis, shpeton pronari

SARANDE- Parcelat me kanabis jane shtrire edhe ne fushat e Cukes ne Sarande. Nga vendet tradicionale te perdorura me pare, si ato te Rusanit e Vergoit, trafikantet kane transferuar ngastrat e mbjella fare prane qytetit. Pasditen e djeshme, nje grup policesh zbuluan gjate nje aksioni ne fushat e Cukes nje parcele te mbjelle dhe 90 bime narkotike te llojit kanabis sativa. Bima kishte nje lartesi rreth 1 metra dhe kjo zone vezhgohej prej nje muaji nga blute, me qellim zbulimin e autorit. Burime zyrtare bene me dije se nuk arriten te kapnin pronarin e droges, qe duket se ka pasur dijeni per aksionin, por asgjesoi bimen narkotike. Eshte bere identifikimi dhe shpallja ne kerkim e pronarit te parceles per "prodhim te lendeve narkotike". Pas grumbullimit te bimeve te sekuestruara, eshte bere edhe asgjesimi i tyre me ane te djegies, kurse dosja i kaloi per hetim prokurorise.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›