E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet takimi Berisha-Rama, zgjidhja ende larg

Për më shumë se 3 orë, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama diskutuan në tryezën e presidentit për të gjetur një zgjidhje politike.“Jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset biletarerale që lidhen mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Une i kërkova zotit Rama të listojë të gjithë kërkesat që lidhen me marrëdhëniet tona dypaleshe. Unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohen mes nesh problemet që kanë lidhje me gjykatat, si dhe problemet që ka Rama me Gjykatën e Apelit”, deklaroi Berisha për gazetarët pas takimit.Kryeministri theksoi më tej precedentët që ka pasur më parë me gjykatat në të kaluarën kur ishte në opozitë, duke shtuar se është detyruar t’i nënshtrohet vendimeve të tyre. Lidhur me vazhdimin e mëtejshëm të negociatave, Beritha tha se i është mundësuar Presidentit Topi të shohë të gjitha rrugët për vazhdimin e saj.Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet të dalë në konferencë në orën 15:00.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›