E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo “mjaltë” për Runin: Më i madhi që kam stërvitur

Në një intervistë për “Sky Sport” Kapelo ka pranuar se ka stërvitur shumë kampionë, por ai që zë vend të veçantë në zemrën e tij, është Uejn Runi. Ai u shpreh me bindje se sulmuesi anglez i “Djajve të Kuq” është një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë nën urdhrat e tij.“Uejn është një talent, një nga më të mëdhenjtë që kam stërvitur ndonjëherë. Mendoj se është i ngjashëm me Raulin. Është një lojtar i rëndësishëm, çdo trajner do të donte ta kishte në skuadër. Sa herë që stërvitet dëshiron të mësojë diçka të re. Kërkon të qëndrojë sa më gjatë në fushë, sepse për të kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi numri një i stolit të “Tre Luanëve”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›