Ndikimi i rritjes se nivelit te dioksidit te karbonit ne ngrohjen globale

Nje studim i publikuar ne revisten Nature jep prova bindese qe dioksidi i karbonit ishte element teper ndikues qe shenoi fundin e Epokes se Akullnajave. Metoda krahasuese ka shfaqur perpara shkencetareve te dhena se dioksidi i karbonit po luan nje rol te madh edhe ne ngrohjen globale ne ditet tona.
Nje studim i ri ka analizuar akullin dhe pjeseza te mbetjeve nga dhjetra lokalitete ne cdo kontinent per te rindertuar temperaturat globale qe kane qene mes 10mije deri 20 mije viteve me pare -periudhe e cila shenoi fundin e Epokes se Akullnajave.
Studiuesi i Harvardit Jeremy Shakun nje nga autoret e studimit thote se skeptiket gjithmone kane treguar te dhenat e marra nga shtresat e Antarktites se rritja e nivelit te dioksidit te karbonit ne atmosfere ka qene shkaku i ngrohjes globale e cila shenoi dhe fundin e periudhes se Akullnajave. Por shkencetari Shakun thote se studimi i ri hedh poshte kete argument duke bashkerenduar nivelet e dioksidit te karbonit dhe temperaturat ne te gjithe planetin gjate periudhes parahistorke.
Pra i vendosim keto dy te dhena sebashku lidhim temperaturen globale me dioksidin e karbonit dhe kjo ben te mendohet se pikerisht dioksidi i karbonit ishte faktori i madh qe solli ngrohjen globale dhe perfundimin e periudhes se akullnajave.
Por edhe ngjarje te tjera ndihmuan qe planeti te dilte nga Epoka e Akullnajave. Nje lekundje e rralle ne boshtin e Tokes ka sjelle si rrjedhim ngrohjen me te madhe diellore te hemisferes se veriut. Ererat nderruan kahet dhe blloqet e akullt nisen te shkrijne duke shtuar sasira tejet te medha ujore ne Atlantikun e Veriut. Shkencetari thote se rrjedhja e ujrave nderpreu qarkullimin global oqeanik.
Kjo solli ndryshime te rrymave te ngrohta te ajrit mes hemisferave. Me ndodhjen e kesaj zhvendosje te boshtit te Tokes Antartika ishte e para qe u prek prej saj dhe e para qe u perball me kete vale te nxehti cka e ngrohu ate perpara se te niste rritja e nivelit te dioksidit te karbonit. Kjo ngrohje u pasqyrua anembane botes pasi ndryshoi edhe ne rrymat e ftohta ne veri edhe ne ndryshimin e qarkullimit te tyre ne planet.
Faktikisht dioksidi i karbonit i cliruar nga thellesia e oqeanit pershpejtoi ngrohjen e atmosferes. Shkencetari i Harvardit thote se historia e lashte shfaqet nga fluskat e ajrit tek shtresat e akujve ne guackat e gjetura ne mbetjet oqeanike e madje edhe ne polenin qe qarkullon .
Ne u perpoqem te gjejme gjurme qe perfshinin te dhena nga disa dekada deri ne pak shekuj duke mos e shtrire kerkimin ne periudha me te gjata kohore pasi do te ishte corientuese.
Gjate fundit te periudhes se Akullnajave me ngrohjen e klimes niveli i dioksidit te karbonit ne atmosfere u rrit nga 180 njesi per 1 milion ne rreth 260. Sot perqendrimi i dioksidit te karbonit eshte rritur ne 392 njesi per 1 milion- dhe ende po rritet.
Pra shohim se ne shekullin e fundit niveli i dioksidit te karbonit eshte shtuar me 100 njesi per 1 milion.Kjo eshte e njejta sasi qe u shtua kur erdhi fundi i periudhes se Akullnajave. Nuk eshte sasi e vogel. Ne e dime se rritja e dioksidit te karbonit ne fund te eopokes se Akullnajave pati nje efekt te madh ne klimen globale dhe ne e kemi rritur po aq ndikimin tek klima globale sa atehere.
Zoti Shakun thote se kjo prirje nuk do te perfundoje shpejt nese ndotja permes gazeve nuk do te pakesohet ne burimin e saj diega e karburanteve ne termocentrale clirimi i gazeve nga makinat etj.. Ai thote se ndersa studiuesit perforcojne lidhjen mes dioksidit te karbonit dhe epokes se Akullnajave eshte e rendesishme te perforcohet edhe roli qe luan dioksidi i karbonit ne ndryshimet klimatike te diteve tona.