E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet tenderi, 20 milion euro për bonon e thesarit

Mbyllet me sukses ankandi për shitjen e bonos së thesarit. Sipas Ministrisë së Financave nga 15 milion euro që kërkoi qeveria u ofruan 20 milion euro. Pjesëmarrja e individëve u përcaktua si më e madhja ndonjëherë dhe oferta e tyre ishte 10 milion euro, ndërkohë që pjesa tjetër u ofrua prej bankave të nivelit të dytë në vend. Oferta më e madhe se kërkesa vlerësohet si positive, pasi qeveria i merr këto para me interes më të vogël.

Investimi ne bono thesari me dy ankande njeri pas tjetrit tregon nevojen e qeverise per para per shkak te kushteve te veshtira financiare qe ndodhet ekonomia. Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë zhvilloi një tjetër ankand të ngjashëm për të blerë euro më datë 24 korrik, gjatë të cilit arriti të sigurojë 11 milionë euro nga 15 milionë të kërkuara. Investimi i kursimeve në bono thesari në euro, është më tepër fitimprurës për qytetarët, krahasuar me mbajtjen e parave në bankë.
 

Në ankandin e fundit të zhvilluar në euro, norma mesatare e interesit me të cilin u mor borxhi ishte 5.66%. Mbetet për t`u parë reagimi i tregut, por eksperiencat e mëparshme kanë treguar se në rastet kur qeveria ka rritur kërkesën për para, janë rritur edhe normat e interesit me të cilat bankat ia kanë ofruar asaj këtë shërbim.
 

Huamarrja e brendshme e planifikuar nga qeveria ne buxhet plotesohet nga emetimi i letrave me vlere qe mund te jene bono thesari me afat te ndryshem maturimi dhe obligacione. Kjo konsiderohet edhe forma me e sigurt e investimit, pasi qeveria kthen ne çdo rast parate qe ka perfituar nga investitori, qofte kjo banke e nivelit te dyte, qofte individ.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›