Moody`s: Zgjidhja e krizës do të kërkojë edhe shumë vite
Agjencia e vlerësimit financiar Moody`s ka publikuar sot raportin për situatën ekonomike në Eurozonë.
Në raportin e tij Moody`s vlerëson reformat në Irlandë, Spanjë, Greqi dhe Portugali të cilat sipas kësaj agjensie po ndihmojnë në përmirësimin e situatës ekonomike në këto shtete.
Por agjensia prestigjoze e vlerësimit thekson se pavarësisht reformave ekonomike në Eurozonë dalja nga kriza do të kërkojë edhe shumë vite.