Mbyllet tratativa, Ibra kalon zyrtarisht te PSG
PARIS - Në orën 18.45, gjithçka ka qenë e përfunduar. Leonardo, drejtori sportiv i Paris Sent Zhermen, doli në një konferencë të improvizuar për shtyp për të dhënë lajmin që aq shumë e prisnin në Francë: Zllatan Ibrahimoviç është futbollist i Paris Sent Zhermen! "Kemi përfunduar marrëveshjen, gjithçka ka përfunduar. Zllatan Ibrahimoviç është futbollist i yni, - deklaroi Leonardo përpara stadiumit "Parku i Princërve". - Ibra do të shkruajë historinë e Paris Sent Zhermen", shtoi braziliani. Pas ditë të tëra tratativash, tashmë suedezi është pjesë e klubit francez, ashtu siç bëri pak ditë më parë Tiago Silva. Një lëvizje që ishte e pritshme, por që ka shokuar jo pak tifozët e Milanit, të cilët kanë parë t'u largohet idhulli i ri i tyre, bashkë me mbrojtësin më të mirë të botës.
Takimi deciziv
Deciziv në zhbllokimin përfundimtar të marrëveshjes ishte takimi i fundit i zhvilluar dje në mëngjes mes drejtorit sportiv të Parisit Leonardo dhe menaxherit të Ibrës Mino Raiola. Akordi është arritur për një kontratë tre vjeçare, nga e cila Ibra do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, plus disa bonuse në varësi të rezultateve. Në orën 18.30, Leo e Raiola kanë shtrënguar duart para mediave. "Zllatan është një futbollist shumë i fortë, i jashtëzakonshëm, - deklaroi Leonardo. - Është një nga ata kampionë që mund të shkruajnë historinë e këtij klubi". Një nga gazetarët e pyeti se sa ndikuan raportet e mira mes tij dhe administratorit kuqezi Adriano Galiani në këtë tratativë. Leonardo përgjigjet: "Raportet me Milanin mund të kenë ndihmuar në këtë transfertë, por punët bëhen gjithnjë kur janë dakord të treja palët". "Ishte një vendim shumë i rëndësishëm për karrierën e Zllatan, - deklaroi menaxheri Mino Raiola. - Të marrësh vendime të tilla ke nevojë për një reflektim të madh, por kur humbet dashurinë, mund të gjesh shpejt një tjetër", shtoi ai.
Prezantimi
Zllatan Ibrahimoviç e ka marrë vesh lajmin e gjetjes së akordit ndërsa ishte në Ibiza me pushime. Në atë pikë, ai nuk humbi më kohë, duke bërë gati valixhet për në Stokholm, ku zbarkoi pasdite. Vetëm pak orë në kryeqytetin suedez, ai u pa sërish në aeroport, ku rreth orës 18.20 u ngrit avioni drejt Parisit. Sot janë parashikuar edhe vizitat mjekësore dhe në orën 15 është konferenca për shtyp e prezantimit. Në Paris, të gjithë janë të lumtur me përfundimin e marrëveshjes, e cila çon në kampionatin francez një prej futbollistëve më të fortë të botës. Por, merkatoja e PSG nuk ndalet këtu, pasi drejtori sportiv Leonardo ka rinisur sulmin për të marrë nga Reali i Madridit Rikardo Kaka, i nxjerrë në shitje nga Zhoze Murinjo.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)